Bota

Pas 21 vitesh nga pushtimi i aeroportit të Prishtinës, Putin tregon rolin kyç që kishte

15 Qershor 2020, 08:37 Nga DOSJA
Pas 21 vitesh nga pushtimi i aeroportit të Prishtinës, Putin tregon

MOSKË-  Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka sugjeruar se ai ka pasur rol kyç në  vendimmarrjen, kur forcat ruse pushtuan Aeroportin e Prishtinës pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.

Kjo ngjarje ka ndodhur më 12 qershor të 1999, kur forcat ruse pushtuan aeroportin e Prishtinës dhe refuzuan të largoheshin pavarësisht ndërhyrjes së NATO-s, e kjo ishte një prej bllokimeve më të tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Në mediat e huaja raportohet se Putin ka deklaruar se mund ta pushtojnë aeroportin e Prishtinës nëse një veprim i tillë është i përshtatshëm.

“Kjo është ajo që unë i thashë: Nëse mendon se është e përshtatshme, bëje atë.”- u shpreh Putin.

“Unë kam qenë atëherë sekretari i Këshillit të Sigurisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, atëherë gjenerali Anatoly Kvashnin, u afrua tek unë dhe më tha që ekzistonte një ide për të pushtuar këtë aeroport. Ishte e qartë se ne do të duhet të largoheshim prej atje një ditë, por do të kishim diçka për të negociuar.”- është shprehur Putin për mediat ruse.

Udhëheqësi i NATO-s, amerikani Wesli Clark, asokohe dha urdhër të pengoheshin forcat ruse, por se i njëjti urdhër nuk ishte zbatuar nga udhëheqësi i forcave të KFOR-it në Shkup Mike Jackson, i cili kishte thënë se nuk është  i gatshëm të nisë një Luftë të Tretë Botërore.

Më 17 qershor 2001, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vizitoi trupat ruse në aeroportin e Prishtinës. Forcat ruse u larguan nga Kosova më 2 korrik të vitit 2003 pasi shkaktuan disa skandale dhe dhunime në vendet ku kishin shërbyer.

Burimi: KCTV5

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aeroporti i prishtines vladimir putin wesli clark aeroporti i prishtines vladimir putin wesli clark

Sondazh

Poll