Bota

Nga gazetar në Athinë, në majën e Hollivudit: Historia e pabesueshme e aktorit shqiptar

15 Qershor 2020, 10:56 Nga DOSJA
Nga gazetar në Athinë, në majën e Hollivudit: Historia e

BOSTON–  Vite më pas, këtë emër nisa ta hasja dhe në role të filmave artistikë dhe televizivë, këtu në Amerikë. Pandeha se mos ndoshta është ndonjë aktor amerikan që siç ndodh, ndonëse jo shpesh, ka emër dhe mbiemër të huaj. Por jo, ky Marko  Caka  i filmave ishte shqiptar dhe, për më tepër, po ai gazetari shkrimeve  që  pata lexuar dikur! Dhe jetonte në Nju Jork, një vrap pele nga Bostoni, ku jetoj! U lidha shpejt me telefon me të, biseduam gjatë si dy të njohur prej  vitesh dhe kështu  lindi edhe intervista e mëposhtme për gazetën TemA.

– Lexoj ne Google, Marko, se ke jetuar 19 vjet ne Greqi, ku je diplomuar ne Universitetin e Athines per  gazetari, për t’u bërë gazetar ne fusha te ndryshme, pastaj  edhe ne fushen e kinematografise. Kështu?

– Po, kam jetuar 19 vjet ne Greqi. Pasi mbarova studimet per gazetari, kryeva praktikën pranë televizionit grek Ant1, dhe më pas fillova punën si gazetar i jashtëm për këtë televizion, si dhe për gazetën greke ‘Espresso’. Në vitin 2001, në të njejtën kohë, nisa bashkëpunimin si korrespondent i disa mediave shqiptare: ‘Shekulli’, ‘Panorama’, ‘Dita’, TV Arbëria, dhe i gazetës ‘Shqip’. Nga viti 2003 deri ne 2010 mbulova të gjitha zhvillimet dhe dhe vepimtaritë politike, brenda dhe jashtë të Kryeministrise greke. Gjithashtu kam punuar si reporter sportiv për ndeshjet e rëndësishme të klubeve greke në Champions League dhe Europa League. Pra, gjatë gjithë kësaj periudhe si gazetar dhe korrespondent, kam mbuluar të gjithë dinamikat e ngjarjeve që kanë ndodhur në shtetin fqinj, të cilat  në disa raste  kishin lidhje edhe me shqiptarët dhe Shqipërinë.

– Çfaktor të shtyu të lesh Greqinë, duke qene gazetar i mirë, dhe të hidhesh në Amerikën e panjohur?

– Largimi im nga Greqia erdhi si pasoje e krizës se madhe ekonomike, e cila paralizoi edhe fushën e medias. Duke pare  situatën, vendosa te shpërngulesha  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për te filluar një kapitull të ri dhe për të vazhduar karrierën time si gazetar.

– Kur të lindi pasioni për aktrim?

– Që në fëmijëri kam qenë i apasionuar pas filmave dhe aktrimit. Mirëpo jeta ime, siç e thashë edhe më përpara, mori nje tjetër rrugëtim, atë të gazetarit. Ndërsa në Amerike, shumë shpejt  pashë lidhjen ndërmjet gazetarisë dhe aktrimit, duke intervistuar aktorë të ndryshem si: Cameron Diaz e Billy Bob Thornton. Kjo përvojë më hapi dyert e Industrisë së Hollywood-it dhe  brenda një kohe shumë te shkurtër e gjeta vetveten në sheshexhirime, duke bashkëpunuar me aktorë e regjizorë të ndryshëm.

– Cili ka qenë filmi i parë ku ke marrë pjesë?

– Debutimi im i parë ka qenë në sezonin e 5-te te serialit “Boardwalk Empire”, që është  prodhim i HBO-së. Në këtë serial unë luaj rolin e një gangsteri. Ngjarjet zhvillohen në ishujt e Kubës, në vitet 1920-të.

– Ke marrrë pjesë në filma të regjizorëve të mëdhenj, si Spielberg, Scorceze, Van Patten, Errol Harris, Spike Lee. Me cilët nga këta regjisorë ke qenë me afër dhe mundësisht trego ndonjë episod.

-Po ështe e vertetë dhe privilegj për mua të jem pjesë e filmave të këtyre regjizorëve të mëdhenj. Kam marrë pjesë në dy filma të drejtuar nga regjizori Steven Spielberg, ku më duhej të bashkëpunoja për një periudhë më të gjatë kohore në krahasim me regjizoret që permende. Nga eksperiencat e përfituara, Spielbergu me përzgjodhi dhe më dha më shumë episode  në filmin “Bridge of Spies”, ku kam luajtur rolin e reporterit të viteve 60-të tëshekllit tëkaluar, ku protagonist eshte aktori i famshëm Tom Hanks.

– E kam parasysh këtë film dhe madje edhe rolin  reporterin qe ke luajtur. Vazhdojnë pastaj  dhe role në filma të tjerë. Kështu, nga viti 2015 dhe deri këtë vit, veç filmit të mësipërm, ke marrë pjesë në shumë filma të tjerë , ku kane luajtur  aktore te medhenj,Jim Belushi,(me origjinë shqiptare), në filmin ‘Show me a Hero’, Dakota Faning dhe Richard Gere, në filmin ‘Benefakctor’… Rendit, te lutem, filma dhe aktorë të tjerë të famshëm në botë dhe ndonjë film ku ke qenë më pranë njerit prej tyre.

– Gjatë karieres time si aktor, kam marrë pjesë në më shume se 100 filma dhe seriale te SAG-AFTRA. Përveç këtyre filmave, kam luajtur edhe disa filma të pavarur dhe me metrazh të shkurtër, ku në tre prej tyre jam në rolet kryesore (lead) dhe në katër filma të tjerë, në role dytësore (supporting). Gjatë këtij udhëtimi profesional në produksionet hollyëoodiane, kam përfituar eksperienca të shumëllojshme  dhe kam pasur mundësinë të njoh nga afër punën e aktorëve dhe regjizorëve më të njohur. Disa nga këta aktore janë, si: George Clooney dhe Julia Roberts, në filmin “Money Monster”, Meryl Streep, në filmin “The Post”, Brad Pitt, Robert De Niro dhe Leonardo Di Caprio, në filmin “The Audition”, Ben Affleck, në filmin “Batman & Superman”, Joaquin Phoenix, në filmin “Joker”, James Spider, në serialin “The Blacklist “, Sylvester Stallone, në filmin “Creed 2”, Jason Statham dhe Dëayne Johnson, në filmin “Fast and Furious 8”, Keanu Reeves, në filmin “John Ëick: Chapter 2” etj.

Me Hugh Jackman në filmin “The Greatest Shoëman” kam pasur mundësinë të punoj mbi tre muaj në një sheshxhirim. Gjithashtu, momente të bukura kam kaluar edhe gjatë gjithë sezonit në serialin “Blindspot” pranë aktorit Jaimie Alexander.

– Ne filmin ‘The Spy Who Raised Me’, sipas të dhënave në internet, që të të kushtohen ty, ke luajtur një rol të veçantë. Mund të tregosh ndonjë episod interesant?

-Ky është nje film bazuar në një ngjarje te vertete, ku unë luaj rolin kryesor, atë të Borisit. Ai është një ish- agjent i KGB-së, që i shërbente CIA-s gjatë Luftës së Ftohtë, ne vitet 80-të të shekullit të kaluar. Ngjarjet zhvillohen në Shtetin e Virginia, ku Borisi jetonte së bashku me familjen e tij. Duke e ndier veten vazhdimisht të kërcënuar, ai i praktikonte armën djalit të tij 10 – vjeçar, se si të mbrohej nga një rrezik i mundshëm. Në të njejtën kohë, duket qartë se, edhepse në rrezik për jetën, dashuria e tij për familjen triumfonte gjithnjë.

– Këtë vit ke luajtur në filmin ‘Merry Me’, ku luan edhe aktorja e madhe Jenifer Lopez. Nga ç’kam lexuar në shtypin amerikan është film tërheqës.

– Eshte me te vërtetë  film shumë argëtues, ku marrin pjesë komedianë dhe artistë te tjerë të famshëm. Unë luaj rolin e një paparazzi në skenat me Jennifer Lopezin  dhe këngëtarin Maluma, por nuk mund të flas më  në detaje, pasi filmi është në prodhim e sipër.

–  Së fundi, besoj se ke dëshirë te luash në ndonjë film amerikan me temë amerikano-shqiptare ose anasjelltas, ose shqiptar?

– Sigurisht, që kam dëshireë të tillë  dhe  mirëpres çdo bashkëpunim. Dua të theksoj se  kam marre pjesë në filma me tematikë shqiptaro – amerikane dhe gjithashtu kam bashkepunuar me aktorë shqiptare të suksesshëm, ku mund te veçoj Enver Petrovskin, Shkumbin Sopjanin, Arbies Konomi, si dhe regjizorët Krenar Belegu, Sunaj Raca, dhe Afrim Peposhi. Shpresoj që në një të ardhme të afërt të më jepet mundesia të luaj edhe në filma të tjerë shqiptarë.

Marrë nga TEMA 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora aktori shqiptar marko caka skifter këlliçi aktori shqiptar marko caka skifter këlliçi

Sondazh

Poll