Bota

Mbajti gotën me dy duart/ Videoja që ngre dyshime mbi shëndetin e presidentit Trump

15 Qershor 2020, 09:55 Nga DOSJA
Mbajti gotën me dy duart/ Videoja që ngre dyshime mbi shëndetin e

SHBA-Virusi ka prekur me dhjetëra lider të huaj në mbarë botën, ku shumë prej tyre kanë arritur t’i mbijetojnë kësaj  beteje, por kujtojmë se mes shumë udhëheqësve Presidenti amerikan Donald Trump kurrë nuk e ka pranuar se mund të jetë i prekur nga virusi.

Së fundmi në një deklaratë që ka bërë ditët e fundit, mediat e huaja kanë shkruar se presidenti Trump nuk është mirë nga ana shëndetësore. Shkak për këtë dyshim është bërë deklarata që presidenti vizitoi Akademinë Ushtarake në West Point.

Në videon ku Trump  po mban fjalimin e tij, përdori të dyja duart për të ngritur një gotë ujë. E pasi piu e uli gotën me shumë kujdes, ndryshe nga herët e tjera.

Kanë mjaftuar këto detaje për të dyshuar se lideri amerikan është i sëmurë.  Ndërkohë në rrjetet sociale po përhapet hashtagu “#TrumpIsNotWell” ose “#Trumpnukështëmirë”.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll