Bota

Pas tërmetit me magnitudë 5.7 të shkallës rihter, në Turqi regjistrohen lëkundje të tjera

15 Qershor 2020, 11:08 Nga DOSJA

TURQI–  Mbrëmjen e djeshme Turqia u godit rëndë nga një tërmet me magnitudë  5.7 të shkallës rihter ku për pasojë mbetën të plagosur 18 persona dhe 1 viktimë.

Rreth një orë më vonë u regjistruan dy tërmete të njëpasnjëshme, me magnitudë më të ulët.

Por lëkundjet kanë vijuar sërish ku në orën 10:32 është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8. epiqendra ishte 23 km në perëndim të Karliova me thellësi 7 km. Një tjetër lëkundje u shënua në orën 10:36 me magnitudë 3.1, ku epiqendra ishte 15 km në lidhje të Yedisu me thellësi 7 km.

Tërmeti në Bingöl u shkaktua nga linja që vijon për 650 kilometra nga Turqia lindore deri në Mesdhe. Ekspertët vunë në dukje se pllaket tektonike janë kthyer sërish aktive pas dëmeve të shënuara në shekullin e 16 dhe 19. Në tërmetin e rënë në janar, në Turqi humbën jetën të paktën 41 njerëz  dhe 1,607 të tjerë nga një lëkundje me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota termeti ne turqi termeti ne turqi

Sondazh

Poll