Tensionet SHBA-Rusi/ Gjykata ruse dënon me 16 vjet burg për spiunazh ish-marinsin amerikan
15 Qershor 2020, 11:24Nga DOSJA
SHBA– Ditën e sotme në një gjykatë në Moskë ka shpallur vendimin e prerë për ish-pjesëtarin e marinës amerikane, Paul Whelan, duke e dënuar me 16 vjet burg për spiunim.
Nga mediat e huaja mësohet se procesi gjyqësor është mbajtur me dyer të mbyllura, për shkak të të dhënave që përfshijnë materiale të klasifikuara si dhe me qëllim të ruajtjes së distancës, pas shpërthimit të koronavirusit të ri.
50-vjeçari Whelan, që ka edhe pasaportën britanike, kanadeze dhe irlandeze, është arrestuar në Moskë në dhjetorin e dy viteve më parë, por në mars të 2020 nisi procesi gjyqësor ndaj tij. Megjithatë teksa ai është paraqitur para gjykatës, ai ka mohuar vazhdimisht akuzat që rëndojnë mbi të.
Nga ana tjetër prokurorët kanë pretenduar se kanë gjetur një disk me informacione të klasifikuara, në pronësi të Whelanit. Por ky i fundit ka thënë se është përfshirë në këtë rast, kur ka marrë një pajisje për ruajtje të informacioneve nga një shok, duke besuar se në të ka foto nga pushimet që s’kanë të bëjnë aspak
Duke kundështuar kategorikisht akuzat, ai pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, e më tej ai akuzon rojet e burgut për keqtrajtim.
Kujtojmë se Whelan ka qenë Shef për Siguri Globale në një kompani amerikane që shet pjesë për makina, në kohën kur është arrestuar. Sëbashku me familjen e tij insistojnë se ai ka vizituar Rusinë për të marrë pjesë në një dasmë.
TURQI– Mbrëmjen e djeshme Turqia u godit rëndë nga një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës rihter ku për pasojë mbetën të plagosur 18 persona dhe 1 viktimë.Rr...
BOSTON– Vite më pas, këtë emër nisa ta hasja dhe në role të filmave artistikë dhe televizivë, këtu në Amerikë. Pandeha se mos ndoshta është ndonjë aktor amerik...
SHBA-Virusi ka prekur me dhjetëra lider të huaj në mbarë botën, ku shumë prej tyre kanë arritur t’i mbijetojnë kësaj beteje, por kujtojmë se mes shumë udhëheqë...
PEKIN– Ditën e djeshme autoritetet e Pekinit raportuan se janë regjistruar të paktën 57 raste të reja me Covid-19. Për këtë shkak zyrtarët e lartë kanë urdhër...
KOSOVË– Gati 70 ditë pas shkarkimit nga pozita e zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti ka arritur të zërë karrigen e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës....
FRANCË– Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar për lehtësim të një morie masash, të zbatuara me qëllim të luftimit të koronavirusit.Franca ë...
Amerika është një nga vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,162,228 të infektuar dhe janë shënuar 117,858 viki...
Nga dita e sotme, më 15 qershor kufijtë e brendshëm të BE do të hapen gati plotësisht. Po si qëndron puna me vendet jo anëtare të BE, ato të Ballkanit? Komision...