Bota

Lehtësohen masat e izolimit/ Macron: Franca shpall ‘fitoren e parë’ ndaj epidemisë së koronavirusit

15 Qershor 2020, 07:54 Nga DOSJA

FRANCË– Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar për lehtësim të një morie masash, të zbatuara me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Franca është përballur me virusin vdekjeprurës që në fillim të marsit, duke shkaktur shumë viktima dhe pacientë të infektuar deri më tani. Por teksa kanë kaluar mbi tre muaj në izolim Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar ditën e djeshme se nga dita e sotme  do të nis edhe lehtësimi i masave.

Është bërë me dije se sot në Francë janë rihapur kafenetë dhe restorantet, gjithashtu do të lejohet udhëtimi në shtetet tjera të Bashkimit Evropian. Ndërkohë çdo shtetas francez do të mund të vizitojnë anëtarët e familjes, që jetojnë në shtëpi kujdesi, të cilat janë goditur rëndë nga koronavirusi.

Ky vendim ka ardhur teksa një numër shtetesh në Evropë kanë rihapur kufijtë e tyre në mes të bllokut evropian nga dita e hënë. Përmes postimi në rrjetetet sociale dhe lidhje live me televizionet Macron është shprehur se Franca ka arritur “fitoren e parë”, por ka paralajmëruar për kthim të mundshëm të virusit.

“Prej nesër, ne do të jemi të gatshëm të nisin një kapitull të ri në territorin tonë. Vera e 2020-ës do të jetë si asnjë tjetër dhe neve do të na duhet të vëzhgojmë zhvillimin e pandemisë, në mënyrë që të jemi të përgatitur me fuqi të reja, në rast se virusi kthehet sërish.”- u shpreh dje Macron.

Ndërsa ditën e sotme në një tjetër postim në Facebook, Macron ka folur edhe për ringritjen e ekonomisë.

“Le të veprojmë së bashku. Rindërtimi ekonomik, ekologjik dhe solidariteti që do të udhëheqim do të jetë çelësi i pavarësisë sonë.”- ka thënë Presidenti Macron.

Ndër të tjera Macron ka konfirmuar se nga dita e hënë do të hapet edhe gjithë rajoni i Parisit, si edhe shkollat do të rihapen nga 22 qershori, duke përjashtuar nxënësit e shkollave të mesme.

Deri më tani  Franca ka regjistruar mbi 29 mijë viktima si pasojë e këtij virusi dhe janë konfirmuar më shumë se 194 mijë të infektuar.

Burimi: CGTN

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll