Bota

Shtimi i rasteve të reja 3 ditët e fundit/ Aeroporti i Prishtinës anulon fluturimet e datës 15 qershor

15 Qershor 2020, 08:15 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të reja 3 ditët e fundit/ Aeroporti i Prishtinës

PRISHTINË– Kosova prej muajsh po përballet me koronavirusin që po vret dhe infekton ditë pas dite njerëz.  Për këtë arsye siç duket edhe fluturimet në rrugë ajrore janë ende e pamundur.

Ditën e sotme përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook,  Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë ka njoftuar se të gjitha fluturimet e datës 15 qershor 2020 janë anuluar.

“Të dashur udhëtarë, ju njoftojmë se të gjitha fluturimet e datës 15 Qershor 2020 janë anuluar!”- është shkruar në njoftimin zyrtar të Aeroportit.

Kujtojmë se në ditët e fundit në Kosovë janë regjistruar 160 raste të reja me Covid-19, ndërsa 32 persona janë shëruar. Në 2  ditët e fundit dy pacientë të infektuar kanë humbur jetën, duke e çuar në 33 numrin e përgjitshëm të viktimave.

Kjo rritje e ndjeshme e numrit të prekurve me koronavirus në 3 ditët e fundit, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, është shqetësuese dhe tregon përkeqësim të situatës epidemiologjike me rrezik të shkuarjes drejt humbjes së kontrollit.

“Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet krahasohen me mesin e muajit prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, si Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeria e Arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregtare dhe biznese private, rekomandojmë Ministrinë e Shëndetësisë të mbyllen sektorët ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!”- shkruan IKSHPK.

Prej fillimit të përhapjes së Covid-19 e deri më tani Kosova ka regjistruar 1,486 pacientë të sëmurë, 1,183 të shëruar dhe 33 të vdekur.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aeroporti ndërkombëtar adem jashari koronavirusi ne kosove aeroporti ndërkombëtar adem jashari koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll