Bota

Kina rrezikon një “luftë” të dytë me Covid-19, pas shtimit të rasteve të reja Pekini bllokohet sërish

15 Qershor 2020, 09:25 Nga DOSJA
Kina rrezikon një “luftë” të dytë me Covid-19,

PEKIN– Ditën e djeshme autoritetet e Pekinit raportuan se janë regjistruar të paktën 57  raste të reja me Covid-19.  Për këtë shkak zyrtarët e lartë kanë urdhëruar një izolim të dytë, pas një shpërthimi të ri Covid-19, ndërkohë organet e shëndetit paralajmëruan se rreziku i përkeqësimit të shpërthimit ishte shumë i lartë.

Ditën e sotme autoritetet njoftuan 49 raste të reja, 36 prej të cilave ishin të lidhura me tregun e produkteve të detit Xinfadi në rrethin jugor të Fengtai të Pekinit. Kujtojmë se tregu u mbyll të shtunën sepse u identifikua se ishte në qendër të një grupi të ri çështjesh.

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, 10 lagje banimi rreth një tregu të dytë të produkteve të detit, tregu Yuquandong në Haidian, ku një rast asimptomatik u gjet gjatë fundjavës, u mbyllën. Nga ana tjetër sot zyrtarët thanë se çështjet në Yuquandong ishin të lidhura me tregun Xinfadi. Banorët janë urdhëruar të karantinojnë në shtëpi dhe t’i nënshtrohen testeve për virusin.

Kujtojmë se Pekini kishte të paktën 55 ditë,  në të cilat të vetmet raste të reja ishin qytetarët që ktheheshin nga vendet e tjera, ka raportuar gjithsej 79 raste në katër ditët e kaluara. Rasti i parë në shpërthimin e ri u zbulua të enjten pasi një burrë 52-vjeçar i quajtur Tang u konfirmua se kishte virusin. Të premten, autoritetet raportuan gjashtë raste të tjera, ku të gjitha kishin lidhje me tregun Xinfadi.

Autoritetet janë të shqetësur se virusi mund të përhapet edhe megjerë jashtë Pekinit. Disa qytete kineze u kanë kërkuar banorëve të tyre të mos udhëtojnë në kryeqytet. Në fundjavë, provinca Liaoning dhe krahina përreth Hebei raportuan raste të reja që besohet të ishin të lidhura me ato në Pekin. Sot provinca Sichuan raportoi një rast të dyshuar. Rezidencat e banimit në Pekin kanë rikthyer kontrollet e sigurisë dhe kanë bërë njoftime me altoparlantët, thirrje telefonike dhe vizita në shtëpi duke kërkuar nga të gjithë banorët që kanë vizituar tregun Xinfadi të raportojnë udhëtimin e tyre të fundit.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll