Bota

U shpall vend i “lirë” nga virusi, në Malin e Zi rikthehet sërish COVID-19

15 Qershor 2020, 12:10 Nga DOSJA
U shpall vend i “lirë” nga virusi, në Malin e Zi rikthehet

MALI I ZI–Në Mal të Zi ditën e djeshme është konfirmuar rasti i parë me Covid-19, rast ky që vjen pas 2 qershorit kur Qeveria e këtij shteti shpalli edhe fundin e pandemisë. Bëhet fjalë për një rast të importuar dhe një person që është në vetizolim, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.

Kujtojmë se Mali i Zi shpalli përfundimin e epidemisë së koronavirusit më 2 qershor, pasi nuk kishte raste të regjistruara për 28 ditët e mëparshme.

Në një kohë që Mali i Zi po bëhej gati të rihapej e të mirëpriste turistët, ky rast i ri importuar në shtetin fqinj po bën që vendi të zbatojë sërish masat e Covid-19, apo të vendosi karantinën për frenimin e një vale të dytë.

Kujtojmë që edhe në fillim të qershorit qeveria malazeze kërkoi nga qytetarët që respektonin sërish rregullat e distancimit social, pavarësisht se lehtësoi disa prej masave.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne malin e zi koronavirusi ne malin e zi

Sondazh

Poll