Politike

“I ngeci sharra në gozhdë”, PD reagon kundër Ramës: Kufomë politike, nuk do që opozita të paraqitet e bashkuar në zg

12 Qershor 2020, 15:01 Nga DOSJA
“I ngeci sharra në gozhdë”, PD reagon kundër

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar kundër Kryeministrit Edi Rama duke e quajtur kufomë politike. Në një reagim në mediat sociale ai shkruan se Ramës i ka ngecur sharra në gozhdë me depolitizimin e komisioneve dhe tani po përpiqet që në zgjedhje të mos lejojë opozitën të paraqitet e bashkuar!

“Kufoma politike me emrin Edi Rama e nxorri koken me ne fund?! Fundin e ka te sigurt: humbje politike dhe ndeshkim ligjor per ate cka i ka bere ketij vendi dhe shqiptareve! Fillimisht deshi ti vidhte zgjedhjet me njerezit e shtetit qe i ka te punesuar, duke i shitur si “komisionere te depolitizuar”.

I ngeci sharra ne gozhde! Tashme po perpiqet qe ne zgjedhje te mos lejoje Opoziten te paraqitet e bashkuar! Kerkon te ndryshoje Kushtetuten per te hequr koalicionet !!! Nuk thote kot populli: qenit kur i vjen ngordhja, shkon e…. ne dere te xhamise!”, shkruan Alibeaj.

Por pse ka ardhur reagimi i zyrtarit të PD?

Sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore, opozita e re ka dorëzuar disa ndryshime dhe kërkon listat e hapura. Sipas Partisë Demokratike këto propozime bëhen që të ndalohet koalicionet para zgjedhore dhe kërkohet që opozita të mos përfaqësohet e bashkuar në zgjedhje. Për këtë PD fajëson Ramën, duke thënë se është një makinacion i tij për të penguar opozitën.  

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj keshilli politik listat e hapura enkelejd alibeaj keshilli politik listat e hapura

Sondazh

Poll