Politike

Hajdari e zhvendos betejën për “Zgjedhoren” në Parlament: Do diskutojmë gjerësisht për elementët shtesë

12 Qershor 2020, 12:41 Nga DOSJA
Hajdari e zhvendos betejën për “Zgjedhoren” në

TIRANË- Deputetetja Rudina Hajdari ka thënë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, se tashmë po flitet për gjëra që i kanë në dorë ekspertët. Hajdari shtoi, se beteja e saj në Këshillin Politik ka mbaruar dhe tashmë do të zhvendoset në parlament. Ajo vijoi më tej, duke thënë se në parlament do diskutohet për shtimin e elementëve të kërkuar edhe nga opozita parlamentare, që janë listat e hapura, administrata zgjedhore dhe votat e emigrantëve.

“Këshilli Politik e ka përfunduar pjesën politike të marrëveshjes. Tani po flasim për gjëra që i kanë në dorë ekspertërt. Kemi rënë dakord për marrëveshjen që riktheu LSI dhe PD. Tani duhet ta kodifikojme. Beteja ime tani është në parlament ku do diskutojmë gjerësisht për element që duhet ti shohen reformës zgjedhore, pa ndryshuar marrëveshjen por duke shtuar disa elementë. Ne do shkojmë duke propozuar elementë shtesë duke propozuar lista të hapura. Do propozjmë ndryshim sistemi, atë proporcional me lista të hapura. Do ngulim këmbë mbi propozimin e votës së diasporës. Ata emigrantë që e kanë mbajtur shqipërinë me remitanca ti jepet kjo e drejtë. Ne jemi të qartë për atë që duam. Tek administrata zgjedhore duhet të shohim mundësinë e numërimit elektronik. Beteja ime në këshillin politik ka mbaruar”, u shpreh Hajdari. 

Deklarata vjen pas mbledhjes radhës e Këshillit Politik, ku u miratuan amendimet e rëna dakord në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Hajdari u shpreh se beteja e saj do të zhvendoset në parlament, ku do të diskutohet për shtimin në draft të kërkesave të opozitës së re. Gjiknuri njoftoi se të hënën drafti me ndryshimet e fundit do të jetë gati. Nga ana tjetër Bylykbashi e Vasili deklaruan se Këshilli Politik do të vijojë punën, derisa të hartohen në legjislacion garancitë e 5 qershorit.

(g.sh. dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e keshillit politik reforma zgjedhore rudina hajdari mbledhja e keshillit politik reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll