Politike

Shqipëria si ‘han pa porta’? Trafiku i arabëve në Shqipëri, presidenti Meta jep LAJMIN: Po investigojmë edhe ne, do kem

12 Qershor 2020, 11:27 Nga DOSJA
Shqipëria si ‘han pa porta’? Trafiku i arabëve në

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka dhënë lajmin se kanë nisur hetimet për trafikun e arabëve në Shqipëri. Në fjalën e tij, Meta tha se do të japë një konkluzion sapo hetimet të kenë përfunduar.

PJESË NGA FJALA:

Pyetje: A besoni se ka vend për një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtar pas denoncimit të trafikut të arabëve që bëhet në vend, pasi Shqipëria është kthyer si një han pa porta?

Ilir Meta: Përgëzoj punën tuaj. Mund t’ju them që po bëjmë edhe në një investigim. Ka disa shqetësime edhe nga qytetarë por të përfundojmë edhe investigimin tonë. Do bashkëpunojmë me parterë për konkluzione më të sakta.

Kjo deklaratë u bë në takimin e presidentit Ilir Meta me mediat. Gjithashtu, Meta tha lajmin se do të publikojë planin me pika për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ndër të tjera, ai komentoi shkarkimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë. Më tej, Meta ka folur edhe për procedurat e shkarkimit të tij dhe dekretin për zgjedhje lokale dhe paralamentare. Kreu i Shtetit njoftoi se Presidenca kishte nisur hetimet për trafikun e arabëve në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta konferenca e metes 12 qershor ilir meta konferenca e metes 12 qershor

Sondazh

Poll