Politike

Debati për listat e hapura, Paloka: Qëllimi i Ramës është të ndalojë koalicionet parazgjedhore

12 Qershor 2020, 13:24 Nga DOSJA
Debati për listat e hapura, Paloka: Qëllimi i Ramës

TIRANË- Nën kryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka rëaguar pas mbledhjes së Këshillit Politik dhe shkruan se maxhoranca më në fund ka treguar qëllimin e saj. Në një reagim në Facebook, Paloka shprehet se PS nuk e ka hallin tek listat e hapura, por meraku i Ramës është ndalimi i koalicioneve parazgjedhore.

Më tej numri zyrtari i PD shkruan se “sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës”.

E nxorrën kokën më në fund! Nuk kanë hallin e listave të hapura, por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore. I mbetur vetëm, Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore. Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor. Sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës, që po mundohen të mbajnë në këmbë një kufomë politike”, shkruan Paloka. 

Por pse ka ardhur reagimi i zyrtarit të PD?

Sot në Komisionin e Reformës Zgjedhore, opozita e re ka dorëzuar disa ndryshime dhe kërkon listat e hapura. Sipas Partisë Demokratike këto propozime bëhen që të ndalohet koalicionet para zgjedhore dhe kërkohet që opozita të mos përfaqësohet e bashkuar në zgjedhje. Për këtë PD fajëson Ramën, duke thënë se është një makinacion i tij për të penguar opozitën.  

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi rama listat e hapura reforma zgjedhore edi paloka edi rama listat e hapura reforma zgjedhore

Sondazh

Poll