Politike

Propozimi për kreun e KLSH-së/ Meta: Nuk paragjykoj sjelljen e Kuvendit, duhet të vendoset një njeri që përfaqëson ligjin

12 Qershor 2020, 11:22 Nga DOSJA
Propozimi për kreun e KLSH-së/ Meta: Nuk paragjykoj sjelljen e

Tiranë- Ilir Meta ka deklaruar se në krye të KLSh-së duhet të vendoset një njeri që respekton ligjin. Meta ka theksuar se nuk do të paragjykojë sjelljen e Kuvendit, për kandidaturën e tij për Arben Shehun. Ai u shpreh më tej se vlerëson edhe shumë kandidatë nga mazhoranca që duan të marrin këtë post.

Biseda:

Pyetja: Nëse mazhoranca do ta rrëzojë kandidaturën tuaj për kreun e KLSH-së, si do të veproni?

Meta: Nuk dëshiroj të paragjkojë se çfarë do të bëjë Kuvendi, apo sjelljen e Kuvendit. Unë do të respektoj Kushtetutën. Ajo që dua të theksoj këtu, meqë ju bëtë një pyetje të tillë. Unë jam udhëhequr dhe udhëhiqen nga detyrat që më jep posti i  Presidentit. Unë dua të jap besimin për këtë detyrë për një përfaqëueses që respektoj ligjin. Dua të shuaj çdo spekullim për të ardhmen lidhur me këtë çështje. Unë do i qëndroj detyrimit që i jep Kushtetuta presidentit. Vlerësoj shumë kandidatët edhe nga mazhoranca, që kanë shprehur dëshirën e tyre për këtë post. Duhet ta dini ju e të gjithë deputetët aktualë që të gjithëve ua kam bërë të qartë se kush është parimi nga i cili unë jam udhëhequr për propozimin e kandidarturës. S’ka të bëjë me faktin që janë socialistë por duhet të jetë një person që garanton pavarësinë e këtji institucioni.  Ai duhet të një person një garanton pavarësinë e këtij institucioni.

Kjo deklaratë u bë në takimin e presidentit Ilir Meta me mediat. Gjithashtu, Meta tha lajmin se do të publikojë planin me pika për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ndër të tjera, ai komentoi shkarkimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë. Më tej, Meta ka folur edhe për procedurat e shkarkimit të tij dhe dekretin për zgjedhje lokale dhe paralamentare. Kreu i Shtetit njoftoi se Presidenca kishte nisur hetimet për trafikun e arabëve në Shqipëri.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta konferenca e metes 12 qershor meta ne konference ilir meta konferenca e metes 12 qershor meta ne konference

Sondazh

Poll