Politike

Shkarkimi i Ardian Dvoranit/ Meta: Vendim pozitiv, për mua ka rëndësi respektimi i Kushtetutës

12 Qershor 2020, 11:32 Nga DOSJA
Shkarkimi i Ardian Dvoranit/ Meta: Vendim pozitiv, për mua ka

Tiranë- Ilir Meta e cilëson të vonuar, por pozitiv vendimin e KLGJ-së për të larguar Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht edhe nga posti i kryetarit të KED-së.

“Për këtë çështje gjithmonë kam pasur një qëndrim, kam qenë i qartë. Vendimi është i vonuar, por pozitiv dhe krijon mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë. Për mua si president nuk ka qenë dhe nuk do të jenë individët, por legjitimiteti i tyre në raport me ligjin dhe kushtetutën. Për mua vendimtare ka qenë dhe mbetet, respektimi i kushtetutës dhe ligjeve”, tha Meta.

Sa i përket votimit të Reformën Zgjedhore ai u shpreh se mezi pret që të votohet në Kuvend.

“Kjo nuk është një çështje e imja si president. E kam përshëndetur këtë marrëveshjem sikur është futja e elementit biometrik. Ajo që dua të them që kjo marrëveshje e vonuar. Në vitin 2008 unë dhe disa deputetët kemi bërë grevë që të mos cënoheshin listat. Edhe ndërkombëtarët e rithekojnë këtë marrëveshje.  Nuk duhet të kemi më këshilla politikë, por të kemi një palament, ku politika të bëhet në parlament. Unë mezi po pres që Reforma Zgjedhore të votohet.”, u shpreh ai.

Kjo deklaratë u bë në takimin e presidentit Ilir Meta me mediat. Gjithashtu, Meta tha lajmin se do të publikojë planin me pika për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ndër të tjera, ai komentoi shkarkimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë. Më tej, Meta ka folur edhe për procedurat e shkarkimit të tij dhe dekretin për zgjedhje lokale dhe paralamentare. Kreu i Shtetit njoftoi se Presidenca kishte nisur hetimet për trafikun e arabëve në Shqipëri.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta konferenca e metes 12 qershor ilir meta konferenca e metes 12 qershor

Sondazh

Poll