Politike

Integrimi në BE/ Presidenti Meta gati planin me pika: Kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Jashtme. Largimi i Dvoranit? I vonuar

12 Qershor 2020, 11:07 Nga DOSJA
Integrimi në BE/ Presidenti Meta gati planin me pika: Kemi

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se pas pak do të publikojë planin me sugjerime konkrete për integrimin e vendit në Bashkimin Europian, pika të cilat janë dakordësuar dhe punuar me Ministrinë e Jashtme. 

Në deklaratën e tij të përjavëshme për shtyp, Meta ka folur edhe për çështje të tjera, përfshirë largimin e KLGJ-së për largimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë, dekretin për zgjedhjet e tjera lokale dhe trafikun e arabëve në Shqipëri.

Duke mbajtur në fokus integrimin e vendit, Meta foli shkurt për largimin e Dvoranit, vendim të cilin e cilësoi si të vonuar por pozitiv. Më pas i pyetur për një dekret për zgjedhje lokale, kreu i shtetit është shprehur se do të ndjektë të gjithë procedurat e Kushtetutës. 

Gjithashtu Meta ka dhënë lajmin se Presidenca ka nisur hetimet edhe për skandalin e trafikut të arabëve në Shqipëri. Në fund, presidenti e ka mbyllur me një urim të shkurtër për 29 vjetorin e PS-së. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta konferenca e metes 12 qershor ilir meta konferenca e metes 12 qershor

Sondazh

Poll