Politike

Dakordësitë për “Zgjedhoren”, Bylykbashi: KP do punojë derisa të hartohen në legjislacion garancitë e 5 qershorit

12 Qershor 2020, 12:54 Nga DOSJA
Dakordësitë për “Zgjedhoren”, Bylykbashi: KP do

TIRANË -Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi bëri me dije për mediat pas mbledhjes së radhës, se sot u diskutuan elementët e financimit dhe reklamat në media. Bylykbashi theksoi, se Këshilli Politik do vijojë punën derisa të hartohen në legjislacion garancitë e 5 qershorit për administrimin e zgjedhjeve dhe identifikimin biometrik.

Dakordësia për administrimin zgjedhor. U diskutua për problemet e medias dhe financimin e partive politike. Derisa të shihen të hartuar në legjislacion garancitë e 5 qershorit për administrimin e zgjedhjeve dhe identifikimin biometrik. Deri në atë moment këshilli do punojë për të përmbyllur çështjet teknike. Të hënën kemi versionin e plotë. Vazhdojnë të përmbyllim elementët e financimit dhe medias. Ditën e hënë Këshilli do të ketë përpara amendamentet, për t’i dhënë zgjidhje dakordësive të 5 qershorit“, u shpreh Bylykbashi.

Deklarata vjen pas mbledhjes radhës e Këshillit Politik, ku u miratuan amendimet e rëna dakord në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Hajdari u shpreh se beteja e saj do të zhvendoset në parlament, ku do të diskutohet për shtimin në draft të kërkesave të opozitës së re. Gjiknuri njoftoi se të hënën drafti me ndryshimet e fundit do të jetë gati. Nga ana tjetër Bylykbashi e Vasili deklaruan se Këshilli Politik do të vijojë punën, derisa të hartohen në legjislacion garancitë e 5 qershorit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mbledhja e keshillit politik oerd bylykbashi reforma zgjedhore mbledhja e keshillit politik oerd bylykbashi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll