Politike

Basha ka ditëlindjen, Meta tregon dhuratën që i bleu. Edhe pse PS kërkon ta shkarkojë presidenti s’mban mëri, i uron pë

12 Qershor 2020, 12:01 Nga DOSJA
Basha ka ditëlindjen, Meta tregon dhuratën që i bleu. Edhe pse PS

TIRANË- Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së sotme për shtyp, ka përcjellë dy urime. Njëra prej tyre i drejtohej Partisë Socialiste për 29 vjetorin e themelimit, ndërsa tjetra kryedemokratit Lulzim Basha.

Për 46-vjetor, Meta tha se i kishte nisur në seli Bashës një shishe verë dhe një urim të përzemërt.

Urimi për PS-në: Uroj të gjithë socialistët për këtë ditë të rëndësishme për ta, dhe ti vlerësoj për ato gjëra pozitive që kanë bërë në historinë e demokracisë, të zhvillimit dhe shpresoj që të jetë një ditë reflektimi edhe për ata që drejtojnë sot.

Urimi për Bashën: Padyshim që kam nisur një urim dhe një shishe verë dhe shpresoj që edhe ai ta kalojë gëzuar.

Kjo deklaratë u bë në takimin e presidentit Ilir Meta me mediat. Gjithashtu, Meta tha lajmin se do të publikojë planin me pika për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ndër të tjera, ai komentoi shkarkimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë. Më tej, Meta ka folur edhe për procedurat e shkarkimit të tij dhe dekretin për zgjedhje lokale dhe paralamentare. Kreu i Shtetit njoftoi se Presidenca kishte nisur hetimet për trafikun e arabëve në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta konferenca e metes 12 qershor ilir meta konferenca e metes 12 qershor

Sondazh

Poll