SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Po nuk u arrestua Veliaj nuk ka drejtësi"/ Këlliçi komenton arrestimet në Bashkinë Tiranë: Ju mendoni ai nuk ka...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË- Sot u zhvillua mbledhja e radhës së Këshillit Politik për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në këtë mbledhje u miratuan amendimet e rëna dakord në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore, ndërsa drafti nuk ka kaluar ende në Komision. Në orën 17:00 ndërkohë do të zhvillohet edhe mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar.
Pas përfundimit të mbledhjes, deputetja Rudina Hajdari u shpreh se beteja e saj në Këshillin Politik ka mbaruar tashmë do zhvendoset në parlament. Hajdari bëri me dije, se në parlament do të diskutohet për shtimin në draft të elementëve të kërkuar nga opozita parlamentare, të cilat janë listat e hapura, administrata zgjedhore dhe vota e emigrantëve.
Ndërkohë, bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, njoftoi se të hënën do të jenë gati ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ku do të reflektohen edhe shqetësimet e opozitës. Përsa i përket reklamave politike në media, Gjiknuri tha se nuk do të ndalohen.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, bëri me dije se Këshilli Politik do të vazhdojë punën, derisa hartohen në legjislacion garancitë e 5 qershorit, të cilat janë administrimi i zgjedhjeve dhe identifikimi biometrik i votuesve.
Dy ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me opozitën parlamentare. Pas takimit deputeti Myslim Murrizi u shpreh se ata nuk do e votojnë marrëveshjen nëse nuk plotësohen kushtet e tyre. Nga ana tjetër Rama tha se në tryezë u hodhën akuza në bllok se po tentohen të blihen deputetë, por shtoi se kjo gjë nuk ndodh. Më tej i bëri thirrje Bashës që të bashkonin forcat dhe të arrihej në një konsensus të plotë.
J.V. Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Deklarimi fillestar i pasurisë së Kryeministrit Rama nis në vitin 2013, kohë kur ai posedonte një apartament parafabrikat të fituar nga privatizimi...
Tiranë- A janë të ngrira marrëdhëniet Rusi-Shqipëri? Ambasadori i Rusisë në vendin tonë, z. Mikhail Afanasiev tha në studion e Ilva Now se “nuk është Rusia pala...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka shprehur urimet e tij për 29-vjetorin e Partisë Socialiste. Nëpërmjet një postimi në Facebook ai ka deklaruar se në këto 29 vit...
Tiranë-Në deklaratën fillestare të pasurisë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaronte një apartament në të cilin ishte pronar 100% dhe disa llogari bankar...
TIRANË– Në vitin 2005 Lulzim Basha deklaronte më shumë se 700 mijë euro prona dhe llogari, në deklarimin fillestar të pasurisë. Mes tyre mund të përm...
TIRANË- Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj është kthyer pas në kohë, ndërsa ka ndarë për herë të parë rrëfimet e tij për luftën e Kosovës...
TIRANË– Maks Haxhia, Kreu i Shkollës së Avokatisë në Shqipëri, njekohesisht edhe mbrojtësi i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, në një bisedë me gaz...
TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot në Tiranë, në një vizitë jozyrtare. Thaçi pasdite ka shkuar në selinë e Partisë ...
TIRANË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot për takimet me liderët politikë në Tiranë. Në një intervistë në Syri TV, Thaçi u shp...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sot për aksionin e IKMT në Velipojë. Në një reagim për mediat sociale, Basha shkruan se Ed...