Politike

“Duam përsëritje provimi”, maturantët në protestë tek MASR, tentojnë të hyjnë brenda ministrisë

12 Qershor 2020, 10:38 Nga DOSJA
“Duam përsëritje provimi”, maturantët në

TIRANE- Maturantët vazhdojnë protestën para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, me pretendimin se teza e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë ishte subjekteve.  “Kërkojmë përsëritje provimi. Teza nuk ishte e formuluar mirë” shprehet një nga maturantët.

Ata kërkojnë të hyjnë në ministri, ndërsa thërranin në kor: S’keni turp, s’keni turp, apo edhe “Ministria e Turpit”. Janë forcat e sigurisë së “Illyrian Guard” që i kanë zbrapsur maturantët duke i lenë jashtë.

Maturantët janë ngritur sot në protestë një ditë pas provimit të Gjuhë-Letërsisë. Ata thonë se teza ishte shumë e vështirë dhe nuk kishte lidhje me shembujt për të cilët kishte njoftuar ministria e Arsimit. Ata gjithashtu janë shprehur se kërkojnë ose ulje të pikëve që llogariten për të hyrë në universitet, ose uljen e peshës së provimit të gjuhë-letërsisë në këtë llogaritje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike maturantet ne proteste maturantet ne proteste

Sondazh

Poll