Vettingu/ Nga apartamentet te dhuratat cash, skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtarja Elona Toro
12 Qershor 2020, 10:40Nga DOSJA
TIRANË– Gjyqtarja Elona Toro (Stavri) e Gjykatës së Apelit të Tiranës u përball të premten më 12 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjykuese që po kryen procesin e vetingut përbëhet nga Firdes Shuli, Etleda Çiftja dhe Pamela Qirko.
Elona Toro (Stavri) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe ka punuar për 16 vjet pranë Gjykatës së Tiranës. Në vitin 2016, ajo u emërua gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit të Tiranës, detyrë të cilën e kryen edhe aktualisht.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Elona Toro nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Në deklaratën e parë të dorëzuar në vitin 2003, gjyqtarja Elona Toro (Stavri) deklaronte pasuri familjare prej 1.8 milionë lekësh, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare kap vlerën e 42.3 milionë lekësh.
Pasuritë e patundshme zënë pjesën kryesore me vlerë 34.9 milionë lekësh, ndërkohë që subjekti deklaron familjarisht likujditete bankare prej 6.4 milionë lekësh, kursime në cash prej 300 mijë lekësh dhe automjet me vlerë 630 mijë lekë.
Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 55.1 milionë lekë. Paga nga funksioni i gjyqtarit zë 24%, ndërsa të ardhurat e bashkëshortit nga puna dhe biznesi zënë 53%. Rreth 10% e të ardhurave janë siguruar nga shitja e pasurive të patundshme dhe 5% nga dhuratat e familjarëve në cash.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit, një deklaratë rezultoi me probleme.
Në vitin 2011, subjekti Elona Toro (Stavri) rezulton me pasuri familjare të pambuluar nga burimet e deklaruara në vlerën e 6.4 milionë lekëve. Diferenca negative lidhet me shlyerjen e një detyrimi prej 80 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti me burim një kredi bankare prej 5 milionë lekësh.
Apartamenti i mësipërm është porositur në vitin 2009 në vlerën e 135 mijë eurove, nga të cilat janë paguar 51 mijë euro dhe 4 mijë dollarë të siguruara nga huamarrjet. Gjithashtu në vitin 2017, subjekti deklaron një kontratë sipërmarrje për blerjen e një apartamenti në vlerën e 102,125 eurove. Për këtë apartament janë paguar 65 mijë euro me burim një kredi bankare prej 55 mijë eurosh dhe 10 mijë euro të ardhura nga puna, ndërsa detyrimi ndaj kompanisë në fund të vitit 2017 ishte rreth 37 mijë euro.
Një tjetër “flamur i kuq” i evidentuar nga analizat cilësore të pasurisë lidhet me dhuratat në cash të përfituara nga të afërmit; 10 mijë euro në vitin 2011 dhe 8 mijë euro në vitin 2014. Ndërsa në vitin 2009, subjekti deklaron shitjen e një apartamenti në bashkëpronësi me babanë në vlerën e 5.8 milionë lekëve, aset i cili nuk rezulton të jetë deklaruar më parë.
Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
TIRANE- Maturantët vazhdojnë protestën para ambienteve të Ministrisë së Arsimit, me pretendimin se teza e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë ishte subjekte...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë sot në fshatin Marikaj të Vorës për të inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e dy shkollave nëntëvjeçare. ...
TIRANË- Opozita parlamentare ka depozituar sot në Kuvend një projektligj ku kërkohet hapja e listave për kandidatët për deputetë. Burime për Dosja.al bëjnë...
TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar në rrjetet sociale vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që vendosi dje largimin nga Gjykata ...
TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet një letre, ka vënë në dijeni ambasadorët e BE dhe SHBA në vendin tonë, për hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme, për ...
Tiranë- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati nëpërmjet një shkrimi me titull “Guximi për të ndryshuar” ka bërë një rezyme të Partisë Socialiste në këto 29 vit...
TIRANË-Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeminsitrit Edi Rama, se do ta fusë vendin në karantinë nëse rriten rastet me COVID-19. Nëpërmjet...
BE-Grupi Parlamentar i Partive Popullore Europiane ka dalë sërish ditën e sotme me një deklaratë në ëebsajtin zyrtar, nëpërmjet nënkryetarit Kovatchev dhe zëdhë...
Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë deklaratat e Lulzim Bashës dhe denoncimet e biznesmenëve se nuk kanë marrë asnjë lloj mbështetje gjatë periudhës ...
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi në të ardhurat e tij deklaron vetëm pagën prej 2 milionë e 600 mije lekësh në vit dhe pensionin e së shoqes me vlerë 132 mije...