Politike

Opozita e re kërkon zyrtarisht listat e hapura, dorëzojnë në Kuvend projektligjin: Të ndalohen koalicionet paragjedhore

12 Qershor 2020, 10:22 Nga DOSJA
Opozita e re kërkon zyrtarisht listat e hapura, dorëzojnë në

TIRANË- Opozita parlamentare ka depozituar sot në Kuvend një projektligj ku kërkohet hapja e listave për kandidatët për deputetë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se se këto amendemanete synojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor nga ai aktual, e konkretisht heqjen nga detajimi Kushtetues i listave të mbyllura, ndërsa sistemi mbetet po njësoj, sistem proporcional me konkurrim rajonal. Por që kjo të ndodhë duhet që fillimisht, Kushtetuta të kalojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, e më pas të detajojë sistemin me lista të hapura ose pjesërisht të hapura.

Në draftin e opozitës në Kuvend theksohet se partitë politike nuk lejohet të bëjnë koalicione parazgjedhore, por vetëm pas zgjedhjeve. “Neni 2 Paragrafi 1 i nenit 68 ndryshohet si vijon: Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike dhe nga zgjedhësit. Nuk lejohen koalicionet parazgjedhore. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet”, është ky propozimi i ligjvënësve opozitarë.

NDRYSHIMET E TJERA

Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal.

Numri i mandateve të deputetëve që i takojnë çdo rajoni zgjedhor përcaktohet në bazë të numrit të popullsisë së regjistruar në regjistrat shtetërorë. Në shpërndarjen e mandateve marrin pjesë partitë që në rang vendi kanë fituar jo më pak se pesë për qind të votave të vlefshme.

Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet. Zgjedhësit gëzojnë të drejtën për të dhënë votë parapëlqyese për kandidatët e listave shumemërore, sipas përcaktimeve të ligjit për zgjedhjet.

RELACIONI BASHKËNGJITUR PROJEKTLIGJIT

Në vlerësimin e propozuesve: sistemet me listat e hapura fuqizojnë votuesit duke i lejuar ata të zgjedhin kandidatët individualë të partisë sipas zgjedhjes së tyre duke votuar direkt për ta sesa për lista partiake të kandidatëve në tërësi; fuqizimi i votuesit mund të zvogëlojë fuqinë e drejtuesve të partive për të imponuar kandidatët e paracaktuar në elektorat.

Efekti i dëshiruar është që kandidatët të jenë më shumë të përgjegjshëm ndaj votuesit dhe më pak para drejtuesit të partisë;

Krahasimi midis sistemeve elektorale tregon një marrëdhënie pozitive midis listës së hapur dhe qeverisjes së mirë (antikorrupsionit).

Vendet më të zhvilluara demokratike kanë sisteme me lista të hapura ku votuesit mund të përzgjedhin kandidatët (Islanda, Letonia, Monako, Norvegjia dhe Zvicra); vendet me një sistem të hapur përzgjedhje d.m.th. ku votuesit mund të përziejnë kandidatët nga listat e partive të ndryshme (Lihtenshtajni, Luksemburgu, Monako dhe Zvicra) dhe vendet që përdorin sistemin me vota të vetme të transferueshme (Irlandë dhe Maltë);

Listat e hapura do të favorizojnë kandidatët më të kualifikuar duke qenë se përzgjedhja e tyre do të varet nga elektorati;

Listat e hapura favorizojnë programin e kandidatit dhe fushatën e këtij të fundit dhe që janë më të angazhuar me zonën dhe elektoratin ku do të kandidojnë

Amendamentet parashikojnë pragun 5% të votave të vlefshme, si kusht për përfshirjen në shpërndarjen e mandateve për partitë që kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe edhe për shkak të modelit të sistemit të propozuar Kushtetuta duhet të parashikojë ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

(F.G. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koalicionet zgjedhore opozita e re opozita e re kerkon lista te hapura reforma zgjedhore koalicionet zgjedhore opozita e re opozita e re kerkon lista te hapura reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 12 Qershor 2020, 07:34

Në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2013 çifti Meta deklaronte pak më shumë se 20 mijë euro gjendje parash, një automjet me vlerë 30 mijë euro,...