Bota

Austria hap kufijtë me 31 vende të Evropës, përjashton Britaninë, Suedinë, Spanjën dhe Portugalinë

10 Qershor 2020, 14:13 Nga DOSJA
Austria hap kufijtë me 31 vende të Evropës, përjashton

AUSTRI- Qeveria austriake ka njoftuar se do të heqë kufizimet e udhëtimit me 31 vende në Europë duke nisur që nga data 16 qershor,  por megjithatë sipas njoftimit është kufijtë nuk do të hapen për Britaninë e Madhe, Suedinë, Spanjën dhe Portugalinë.

Mediat e huaja kanë njoftuar se do të testohen për COVID-19 udhëtarët që vijnë nga vendet europiane, duke përfshirë Italinë, Kroacinë dhe Greqinë, duke qenë se janë destinacionet më të njohura të verës për turistët austriakë.

Ndërkohë ministri i shëndetësisë, Rudolf Anschober, tha se do të ketë paralajmrime për turistët që do të vizitojnë ose vijnë nga Lombardia duke qenë se ka qenë një nga vendet më të prekura me koronavirus.

“Megjithatë, do të ketë paralajmërime për Lombardinë, rajonin verior italian që është goditur më rëndë nga pandemia e koronavirusit. Duke patur parasysh trendin e përmirësimit të rasteve në shumicën e vendeve europiane, nuk është më e rëndësishme të qëndroni në Austri gjatë verës. Ajo çfarë është e rëndësishme është të udhëtoni me përgjegjësi”, tha ai.

Burimi:.derstandard.at

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në austri koronavirusi në austri

Sondazh

Poll