Bota

COVID-19/ Qeveria gjermane merr vendimin: Mbyllen kufijtë me vendet e botës së tretë deri më 31 Gusht

10 Qershor 2020, 11:47 Nga DOSJA
COVID-19/ Qeveria gjermane merr vendimin: Mbyllen kufijtë me vendet e

Gjermani- Gjermania merr vendimin, shtyn afatin e mbylljes së kujfive me vendet jo anëtare të Bashkimit Europian, me vendet e botës së tretë.  Shteti gjerman i ka mbyllur kufijtë me këto vende deri më 31 gusht.  Ky vendim është marrë, pasi rreth 160 vende të botës së tretë konsiderohen nga autoritetet si të dobëta në identifikimin dhe mbajtjen nën kontroll të përhapjes së koronavirusit.N ë listën e shteteve për fshihen edhe vendet turistike si Turqia, Egjipti e Tunizia.

 

“Vendet jashtë Bashkimit Evropian gjithashtu përfshijnë destinacionet kryesore të udhëtimit për gjermanët, veçanërisht Turqinë. Javën e kaluar kabineti qeveritar vendosi të heqë paralajmërimin e udhëtimit për 31 vendet evropiane në 15 qershor.”, thuhet nga qeveria gjermane.

Ndërkohë shtetet që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë do të vijojnë t’u nënshtrohen karantinës 14 ditore. Po kështu, pak ditë më parë  Komisioni Europian u rekomandoi vendeve anëtare të mbajnë kufijtë e jashtëm mbyllur të paktën deri më 1 Korrik.

Burimi:nzz.ch/international

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermania mbyll kufijtë me vendet e treta gjermania mbyll kufijtë me vendet e treta

Sondazh

Poll