Bota

Shifra të frikshme në Maqedoninë e Veriut/ Vdesin 7 persona dhe infektohen 125 të tjerë në 24 orët e fundit

10 Qershor 2020, 12:33 Nga DOSJA
Shifra të frikshme në Maqedoninë e Veriut/ Vdesin 7 persona

MAQEDONI E VERIUT- Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur  7  persona dhe janë  infektuar  125 të tjerë nga koronavirusi.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, ku ndër të tjera ka raportuar se mes  1.019 testeve të kryera, rastet e reja janë rregjistruar në Shkup-89, Kumanovë 4, Shtip 2, Prilep 2, Tetovë 11, Strugë 3, Veles 1, Ohër 8, Gostivar 1, Strumicë 2, Kërçovë 1 dhe Resnjë 1.

Lajmi i mirë është se ditën e sotme janë rregjistruar si të shëruar plotësisht 6 pacientë, përkatësisht  1 në Shkup, 1 në Prilep dhe 4 në Veles.

Me rritjen e ditës së sotme, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në  164, ndërsa të infektuar numërohen në total 3.364.

Kujtojmë se ditën e djeshme u pa një ulje e lehtë  e rasteve të reja, pasi u rregjistruan vetëm 87 të infektuar dhe  1 viktimë, ndërsa sot sërish bilanci është rritur ndjeshëm.

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një ndër vendet fqinje me rrezikshmërinë më të lartë sa i takon Covid-19. E lehtësuar nga masat e pandemisë, Qeveria e këtij shteti ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur karantinën me detyrim, pasi javën e fundit bilanci ditor i rasteve të reja dhe viktimave ka qënë i lartë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kkoronavirusi ne maqedonine e veriut kkoronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll