Bota

“Nuk kemi dilemë në mbështetjen e SHBA”, Thaçi: Tani Serbia nuk ka asnjë pretekst për vonimin e dialogut

10 Qershor 2020, 12:04 Nga DOSJA
“Nuk kemi dilemë në mbështetjen e SHBA”,

KOSOVË– Ditën e sotme Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për aktualitetin politik në Kosovë, duke vënë theksin edhe tek dialogu me Serbinë.

Teksa ka folur në një konference për mediat, ai ka deklaruar se askush dhe asnjeherë nuk është dashur që ta vë në pikëpyetje përkrahjen e SHBA-ve për Kosovën.

Ne asnjëherë s’kemi pasur ndonjë dilemë në mbështetjen e SHBA-ve, dhe kjo dilemë nuk dihet të vihet asnjëherë nga askush.  Ka qenë një vendim i pritur i SHBA-ve. Vetëm me prezencën e trupave amerikane ka paqe dhe stabilitet në Kosovë. Ne do të jemi shumë të përgjegjshëm në raport me partnerët tanë ndërkombëtarëKam besim të plotë se adminsitrata e SHBA, udhëhequr nga presidenti Trump me rolin aktiv të Grenellit gjërat do të lëvizin në drejtim të një procesi efektiv dhe produktiv. Unë nuk mund të flas për ditë javë apo muaj.”- tha presidenti.

Ndër të tjera Thaçi tha se Serbia nuk mund të gjejë më asnjë pretekst për vonimin e dialogut, dhe se çdo vonesë nga tani e në vazhdim do t’i atribuohet asaj.

Besoj që SHBA-të do të ndërmarrin hapat e duhur pas heqjes së barrierave për dialogun. Serbia nuk ka më asnjë pretekst për vonesa. Roli i presidentit dihet, ai  e përfaqëson vendin brenda jashtë, dhe kush e lexon Kushtetutën e di këtë shumë qartë.”- përfundoi ai.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kosove hashim thaci kosove

Sondazh

Poll