Bota

Gazeta Dielli, urë lidhëse për bashkëpunimin e gjatë mes arbereshëve të Italisë dhe vatranëve të Amerikës

10 Qershor 2020, 13:27 Nga DOSJA
Gazeta Dielli, urë lidhëse për bashkëpunimin e gjatë

SHBA-Shqipëtarët  janë të shpërndarë në mbarë botën, ku pavarësisht gjuhës dh etraditave të vendit ku banojnë, nuk kanë harruar gjuhën shqiptare por vijojnë në mbrojtjen dhe ruajtjen e saj.

Gazeta Dielli, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar rreth lidhjes së ngushtë mes vatranëve të  Amerikës dhe arbëreshëve të Italisë që prej vitit 1968.

Prandaj në këtë postim, theksohet se bashkëpunimi mes shqiptarëve në Itali dhe atyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon të jetë ende sot pas më shumë se 5 dekadash.

Ndër të tjera Gazeta Dielli përmend se sapo ka marrë numrin e ri të Revitës mëmëdhetare “Katundi i Ri”.

“Që kur vatranët e Amerikës vendosën lidhjet e ngushta me arbëreshët e Italisë në vitin 1968, kur një grup vatranësh me Kryetarin e asaj kohe Anthony Athanas, Editorin e Diellit Athanas Gegaj, me menaxherin e Diellit Peter Chikos, me vatranët dhe gazetarin Nelo Drizari, Dr. Hamdi Oruci, dr. Selahedin Velaj dhe shumë të tjerë, u ftuan prej arbëreshëve për të marrë pjesë në 500 vjetorin e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Një vit më vonë, në Nëntor të 1969, 120 personalitete të Arëbëreshëve dhe shqiptarëve nacionalistë të emigruar në Itali pas Luftës së Dytë Botërore(të cilëve iu printe Ernest Koliqi), plot 120 persona, iu përgjigjën Ftesës së Kryetarit të Vatrës Peter Chikos, për të marrë pjesë në 60 vjetorin e Gazetës “DIELLI” në Boston dhe në Neë York.  Edhe sot Vatra, përmes Gazetës DIELLI, vijon t’i mbajë lidhjet më komunitetin arbëbresh edhe sot. Shpesh herë që andej na vijnë informacione, kronika dhe lajme kultuirore e kishtare, dhe revista e bukur mëmëdhetare “Katundi i Ri”.  Sapo na erdhi numri i ri. Të interesuarit mund të vijnë dhe ta lexojnë në selinë e Vatrës. Mirënjohje dhe respekt për Gjakun e pashprishur të Arbërit, që për rreth 6 shekujsh ruan gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe krenohet me prejardhjen shqiptare. Një mësim me vlera për mërgimtarët e larguar nga Trojet e Arbërit pas viteve ’90…”– shkruan në postimin  në Facebook Dalip Greca, Kryeredaktor i Gazetës DIELLI në SHBA.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora gazeta “dielli” gazeta “dielli”

Sondazh

Poll