Bota

Prokurori gjerman hedh dritë mbi historinë  e 4-vjeçares britanike: Christian Brueckner e vrau Madeleine McCann menjëherë

10 Qershor 2020, 13:06 Nga DOSJA
Prokurori gjerman hedh dritë mbi historinë  e 4-vjeçares

GJERMANI– Ditën e sotme mediat e huaja kanë shkruar rreth historisë së trishtë, të 4 vjeçares britanike, Madeleine McCann që u rrëmbye 13-vjet më parë në Portugali.

Ditën e sotme prokurori gjerman ka deklaruar se gjermani i arrestuar, Christian Brueckner, i cili është i dyshuar për rrëmbimin e Madeleine McCann e ka vrarë menjëherë pasi e ka rrëmbyer vogëlushen britanike.

Hans Christian Wolters, i cili po udhëheq hetimin për Christian Brueckner, ka thënë për mediat e huaja se policia ka zbuluar se i dyshuari diskutoi për rrëmbimin, përdhunimin dhe vrasjen e një vajze në një bisedë me një tjetër pedofil në internet.

Në një moment ai kishte shkruar në rrjetet sociale për dëshirën e tij të frikshme, që të kapte diçka për ta përdorur atë për ditë, e në momentin  kur ai është pyetur për kapjen tha: Meh, nëse provat janë shkatërruar …’

Mendimi im është se ai vrau relativisht shumë shpejt vajzën, ndoshta abuzoi me të dhe pastaj e vrau. Ne besojmë se i dyshuari ynë ka kryer edhe krime të tjera, veçanërisht krime seksuale, në Portugali ndoshta por edhe diku tjetër si Gjermania.”- u shpreh  Z. Wolters.

Wolters shtoi se ai dëshironte të mblidhte sa më shumë prova të ishte e mundur përpara se të ballafaqohej me Brüeckner, në mënyrë që të kishte qoftë edhe shansin më të vogël për dënimin kundër tij.

Brueckner tani po hetohet në lidhje me zhdukjen e pesë fëmijëve,  përfshirë Madeleine. Dje u zbulua sesi Brueckner kishte pasur lidhje me vrasjen e një nxënëseje gjermane, e cila u zhduk gati 20 vjet më parë. Peggy Knobloch ishte nëntë vjeç kur u zhduk gjatë rrugës për në shkollë në 2001.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota christian brueckner madeleine mccann christian brueckner madeleine mccann

Sondazh

Poll