Bota

“Rikthimi në jetën e zakonshme”, Hoti njofton strategjinë e re në luftën kundër koronavirusit: Do rrisim numri

10 Qershor 2020, 11:50 Nga DOSJA
“Rikthimi në jetën e zakonshme”, Hoti njofton

KOSOVË– Një javë më parë  u zgjodh kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili përveç heqjes së reciprocitetit ndaj Serbisë të shtunën e kaluar, dhe angazhimeve në poltikë, ditën e sotme ka njoftuar se do të nis zbatimi i një strategjie afatmesme për të përgatitur sistemin shëndetësor në rast të një vale të dytë të pandemisë me koronavirus.

Ky lajm është bërë me dije nga kryeministri Avdullah Hoti, gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Ndërkohë sipas Hotit, kjo strategji është e nevojshme pasi masat e izolimit dhe distancimit fizik, nuk janë të vetmet armë që mund të luftojnë koronavirusin, që po vret me mijëra njerëz në botë.

“Për t’u rikthyer gradualisht në jetën tonë të zakonshme, duhet të krijohet një infrastrukturë mobile monitorimi dhe reagimi ndaj COVID-19 dhe ndoshta në të ardhmen, edhe ndaj epidemive të tjera.”- ka deklaruar Hoti.

Ndër të tjera Hoti ka shtuar se kjo strategji do të përfshijë kapacitetet për të kryer numër më të madh testesh, si virologjike ashtu edhe serologjike, në popullatën e përgjithshme simptomatike dhe asimptomatike si dhe krijimin e një strukture qendrore të mbikëqyrjes për analizën e të dhënave në kohë reale.

Kujtojmë se Kosova është një ndër vendet e prekura nga virusi që në muajin mars, ku deri më tani numri i të infektuarëve ka shkuar në 1.269, ndërsa janë shënuar në total 31  viktima që prej fillimit të shpërthimit.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti avdullah hoti

Sondazh

Poll