Bota

Dialogu me Serbinë/ Thaçi: Shteti serb s’ka pretekst për vonesa, bisedimet mund të fillojnë së shpejti

10 Qershor 2020, 12:14 Nga DOSJA
Dialogu me Serbinë/ Thaçi: Shteti serb s’ka pretekst për

Kosovë- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar së fundi se pas heqjes së taksës dhe masës së reciprocitetit nga Kosova, shteti i Serbisë nuk ka më ndonjë pretekst për të vonuar rifillimin e dialogut. Ai theksoi më tej se nuk mund të  flasë për një periudhë të caktuar kohore sa i përket mundësisë së rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi, por tha se kjo do të ndodhë shumë afër.

 

“Besoj në zotimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të ndërmarrin hapat e duhur në veçanti pas heqjes së të gjitha barrierave që e pengonin fillimin e dialogut Kosovë-Serbi nga ana e qeverisë së Kosovës, tash Serbia nuk e ka asnjë pretekst, përkundrazi çdo vonesë i atribuohet asaj. Roli i presidentit të vendit është ai që ka qenë gjithmonë, presidenti i vendit përfaqëson vendin brenda dhe jashtë, dhe ai që e lexon Kushtetutën dhe e di këtë rol shumë qartë, përgjegjësia dhe hierarkia institucionale e Kosovës është e qartë mbi çdo aspiratë, ego apo injorancë”, tha Thaçi.

Ndërkohë pak ditë më parë qeveria Hoti miratoi programin për periudhën 2020-2023. Një ndër pikat ishte edhe dialogu me Serbinë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi hashim thaci dialogu kosove-serbi hashim thaci

Sondazh

Poll