Bota

“Makthi më i keq, ka shkatërruar botën për katër muaj”, Fauci bën paralajmërin e frikshëm: Pandemisë ende n

10 Qershor 2020, 12:29 Nga DOSJA
“Makthi më i keq, ka shkatërruar botën për katër

SHBA– Këshilltari shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Dr.Anthony Fauci tha se Covid-19 doli të ishte “makthi i tij më i keq” në jetë teksa ky virus vdekjeprurës  vazhdon të përhapet me shpejtësi në të gjithë globin.

Fauci e përshkroi COVID-19 si një tmerr të vërtetë gjatë takimit me drejtues të kompanive bioteknologjike, shkruajnë mediat e  huaja.

“Brenda katër muajsh, ka shkatërruar gjithë botën dhe ende nuk i ka ardhur fundi. Ju e dini, njoftimi i parë në fund të dhjetorit, goditi Kinën në janar, goditi pjesën tjetër të botës në shkurt, mars, prill, maj, e deri në fillim të qershorit.u shpreh Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive.

Kujtojmë se Covid-19  është një sëmundje infektive e sistemit të frymarrjes që deri tani ka prekur 7.3 milionë nejërz në rang global, si dhe ka vrarë mbi  400 mijë të tjerë.

Deri më tani Shtetet e  Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të goditura nga Covid-19, ku numërohen mbi 2 milionë njerëz të infektuar dhe më shumë se  114 mijë viktima, që prej fillimit të shpërthimit.

Burimi: cnbc

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anthony fauci anthony fauci

Sondazh

Poll