Bota

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio kërcënohet me jetë: Të duam të vdekur së bashku me të gjithë napoletanët

10 Qershor 2020, 13:30 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio kërcënohet me

ITALI– Mediat italiane kanë shkruar se Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ka marrë fyerje dhe kërcënime me jetë në rrjetet sociale.

Në postimet e publikuara nga mediat vendase shihen disa komente kërcënuese ndaj Ministrit të Jashtëm.

“Ne duam që  ju të vdisni. Luigi Di Maio të duam të vdekur së bashku me të gjithë napoletanët. Luigi Di Maio i vdekur.”- këto janë disa nga komentet për Di Maion.

Ndërkohë komente të tilla janë publikuar nga një llogari  në Twitter, nën emrin Carla, por ende nuk është mësuar kush qëndron pas kësaj adrese.

 

Ndërkohë Lëvizja 5 Yje ka shprehur solidaritet për numrit  një të diplomacisë italiane, ndërkohë që anëtarë të qeverisë Conte po kërkojnë që policia të zbardhë dhe të kapë autorët e këtyre thirrjeve kërcënuese.

Ndërsq Ministrja për Administratën Publike Franceska Dadone ka kërkuar garantimin e një klime të qetë politike pasi vendi sot më shumë se kurrë ka nevojë për bashkim.

Edhe zëvendësministrja e Ekonomisë Laura Castelli, ka shprehur mbështetjen e saj për  Di Maio, duke shtuar se nuk do të ketë kërcënim që do të ndalë impenjimin e punën e kësaj qeverie.

Burimi: LaRepubblica

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kercenohet di maio luigi di maio kercenohet di maio luigi di maio

Sondazh

Poll