Aktualitet

Me protokolle të rrepta sigurie, nga 15 qershori rinisin fluturimet me Greqinë

10 Qershor 2020, 11:43 Nga DOSJA
Me protokolle të rrepta sigurie, nga 15 qershori rinisin fluturimet me

TIRANË- Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se nga 15 qershori do të rinisin fluturimet me Greqinë. Sipas ministrisë, fluturimet do të kryhen sipas protokolleve të sigurisë, të përcaktuara nga të dy shtetet.

Sipas njoftimit të ministrisë, nga data 15 qershor, do të rifillojë punën linja Tiranë-Athinë dhe anasjelltas. Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar qyttearët, që të informohen me protokollet e sigurisë të vendeve ku do të shkojnë, përpara se të udhëtojnë.

Qeveria Shqiptare është në kontakt të vazhdueshëm me qeveritë e shteteve europiane, për të avancuar me procesin e hapjes së aeroporteve nga ana e tyre dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të njoftojë në vijimësi për çdo vendim që lidhet me rinisjen e fluturimeve. U bëjmë thirrje qytetarëve që përpara çdo udhëtimi jashtë vendit të mirë informohen lidhur me protokollet e sigurisë, të hartuara nga vendet ku ata do të udhëtojë dhe që janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjithë udhëtarët”, deklaron MIE.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rinisin fluturimet me greqine rinisin fluturimet me greqine

Sondazh

Poll