Aktualitet

Pëllumb Pipero qytetar nderi i Skraparit, Bashkia hap tender për një drekë me 60 persona, tre pjata dhe pije…por pa ë

10 Qershor 2020, 11:13 Nga DOSJA
Pëllumb Pipero qytetar nderi i Skraparit, Bashkia hap tender për

SKRAPAR– Bashkia e Skraparit ka njoftuar për hapjen e një tenderi për mjekun e njohur Pëllumb Pipero. Me rastin e dekorimit të tij si “Qytetar Nderi”, Bashkia ka vendosur që të shtrojë një drekë simblike për ndër të tij.

Në drekë do të jenë të ftuar 60 persona, ndërsa për menunë janë parashikuar tre pjata kryesore, pije dhe fruta. Ftesa për ofertë iu drejtohet të gjithë të interesuarve, ndërsa tenderi do të zhvillohet më 11.06.2020, në orën 10:30.

Megjithatë përveç tenderit nuk janë bërë të ditura detajet të tjera se kush do të jetë i ftuar në drekën e rëndësishme të Piperos.

Doktor Pëllumb Pipero u bë i njohur për publikun gjatë periudhës së koronavirusit me këshillat që ai jepte për qytetarët, të cilët ishin karantinuar në shtëpi prej COVID-19.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e skraparit pellumb pipero pellumb pipero shpallet qytetar nderi skrapar bashkia e skraparit pellumb pipero pellumb pipero shpallet qytetar nderi skrapar

Sondazh

Poll