Aktualitet

Manastirliu nga Kruja: Sistemi shëndetësor në alert për situatën e krijuar nga COVID19

10 Qershor 2020, 11:20 Nga DOSJA
Manastirliu nga Kruja: Sistemi shëndetësor në alert për

Krujë- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektuan sot projektin e përfunduar për rindërtimin e spitalit të ri në Krujë, pas dëmtimeve të tërmetit të 26 Nëntorit. Gjatë fjalës së saj, Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor është në gatishmëri për t’i bërë ballë COVID19. Ajo u shpreh se sistemi shëndetësor ende në alert nga COVID-19.

 

“Në spitalin e Krujës kanë bërë një punë fantastike edhe për trajtimin e COVID19 dhe vijojnë të jenë në alert. Gjithë sistemi shëndetësor është përfshirë në një nivel të alertit numër 4. Në fakt nuk kemi hequr asnjeherë gatishmërnë sa i përket situatës që është krijuar. Me shtimin e numrit të rasteve që është e pritshme nga rihapja që ka ndodhur ne do të vijojmë të jemi në gatishmëri për të mos neglizhuar asnjë rast, por mbi të gjitha për të mos neglizhuar ato masa të thjeshta për ruajtjen e personeli dhe të qyetarëve. Duhet të jetë në vëmendje ruajtja e distancimit fizik dhe atë të higjenës personale”, tha Manastirliu.

Ndërkohë në Shqipëri ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Vetëm në 24 orët e fundit kanë konfirmuar 42 persona me COVID-19. Harta është zgjeruar me 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Mes të infektuarve 5 janë personel shëndetësor. Ministria nënvizoi sot se është rritur edhe numri i pacientëve që marrin mjekim në spital. Së fundmi janë shtruar 9 persona tek Infektivi, duke e çuar në 46 numri e të shtruarve.  Sakaq numri i të shëruarve ka shkuar në 980.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ogerta manastirliu edi rama ogerta manastirliu

Sondazh

Poll