Aktualitet

Skandali me të miturën në Babrru… shkarkohet i gjjithë zinxhiri komandues i shkollës, pedofili u punësua si roje nga

10 Qershor 2020, 10:43 Nga DOSJA
Skandali me të miturën në Babrru… shkarkohet i

TIRANE- Vetëm pesë ditë nga arrestimi i 65-vjeçarit Abaz Doku dhe tre djemve të tjerë të dyshuar se kanë abuzuar seksualisht disa herë me rradhë me 15-vjeçaren S, ka ardhur dhe reagimi i parë i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve. Titullarët e kësaj ministrie kanë vendosur të mos qëndrojnë të heshtur ndaj këtij skandali seksual që tronditi vendin, ku një ish-roje i shkollës “Azem Hajdari” që së fundmi shërbenti si roje shkolle i gjimnazit “Gramoz Palushi” në Babru, rezultoi se ka abuzuar seksualisht për më shumë se 15 herë me rradhë me vajzën e mitur.

Një burim pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” tha se me urdhër të Drejtorisë së Arsimit në Kamëz, është vendosur shkarkimi nga detyra e drejtorit të kësaj shkolle, Besnik Daci.

Ky i fundit fillimisht u pezullua, por nuk ka kaluar shumë ditë që ai të shkarkohet plotësisht nga posti i drejtorit të shkollës. Raprezalja e drejtorisë së Arsimit Kamëz dhe Ministrisë së Arsimit është shtrirë dhe tek tre nën/drejtorët e shkollës “Azem Hajdari”, ku është vendosur për shkarkimin e Mark Lleshit, Mimoza Dostit dhe Fatmir Gjystila.

Vendimi për shkarkimin e tyre është marë këtë javë, ndërkohë që me urdhër të drejtorisë së Arsimit, është emëruar dhe drejtori i ri i shkollës “Azem Hajdari”, Maliq Qoku. Pritet që në ditët në vijim të ketë dhe një vendimarje për psikologët e shkollës, pasi gjatë një inspektimi në shkollë, është vërejtur se roli i psikologut në këtë shkollë, ka qënë i padukshëm.

Të gjithë shkarkimet nga detyra kanë ardhur me motivacionin për shkelje të rënda gjatë ushtrimit të detyrës. Ndërkohë vala e shkarkimeve të mësuesve është shtrirë dhe në gjimnazin “Gramoz Palushi” në Babrru, shkollë në të cilën vajza e mitur S, studjonte në vitin e parë të këtij gjimnazi. Burimet sqaruan se pikërisht në këtë gjimnaz është shkarkuar mësuese Diana, e cila rezulton të jetë dhe kujdestaria e klasës ku ishte dhe minorenia 15-vjeçare, e abuzuar seksualisht nga roja i shkollës Abaz Doku, dy nxënës të mitur dhe një djalë me origjinë nga Laçi. Duke iu referuar burimeve të policisë pedofili Abaz Doku, në momentin e arrestimit shërbente si roje nate pranë gjimnazit “Gramoz Palushi”.

Detyrën në këtë gjimnaz Doku, e kishte marrë gati një vit më parë, pikërisht në periudhën kur vajza e mitur ishte transferuar me studime nga shkolla “Azem Hajdari” në gjimnazin “Gramoz Palushi”.

Burimet nga policia thonë se Abaz Doku, ishte larguar nga drejtori i shkollës Besnik Daci, ku në vend të babait, ai kishte punësuar si roje nate djalin e pedofilit. Ndërkohë pedofili Abaz Doku, rezulton të ketë filluar punë si roje nate i gjimanzit “Gramoz Palushi”, institucion arsimor ky që drejtohet nga Abaz Hoxha.

Ky person nuk është i padëgjuar nga media dhe drejtësia Shqiptare, pasi ai rezulton të jetë marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe çështja momentalisht ndodhet edhe për shqyrtim gjyqësor në gjykatën e Apelit Tiranë.

Gjatë fazës së hetimit është krijuar një tjetër dyshim për drejtorin e shkollës Abaz Hoxha, për korrupsion pasiv, pasi çdo mësuesi u merte 60 mijë lekë të vjetra për një trajnim që ata zhvillonin, në një kohë kur trajnimi dhe lëshimi i çertifikatës nga organi që organizonte trajnimin, kushtonte vetëm 30 mijë lekë të vjetra.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abaz doku abaz hoxha besnik daci perdhunimi i 15 vjecares abaz doku abaz hoxha besnik daci perdhunimi i 15 vjecares

Sondazh

Poll