Aktualitet

I bënë atentat me snajper në oborrin e shtëpisë, Ardian Çapja ia hedh ‘paq’, lë spitalin e Traumës

10 Qershor 2020, 09:25 Nga DOSJA
I bënë atentat me snajper në oborrin e shtëpisë, Ardian

TIRANË– Ardian Çapja lë spitalin e Traumës. 55-vjeçari është larguar ditën e sotme, kur kanë kaluar vetëm 48 orë nga dita kur ai u qëllua me snajper në oborrin e shtëpisë së tij në Elbasan.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, rreth orës 9 të mëngjesit, ku Çapja u qëllua me plumb shumë pranë zemrës me një snajper të modifikuar. Sapo u plagos ai u dërgua me urgjencë tek spitali i Elbasanit, dhe më pas për tek Trauma në Tiranë. 

Sapo mbërriti në spital ai iu nënshtrua një operacioni për t’i nxjerrë jashtë plumbin, në të cilin qëndroi për orë të tërë. Pasi kaloi edhe intubimin, Çapja doli nga rreziku për jetën dhe vazhdoi mjekimin në spital. 

Megjithatë ai nuk e ka pranuar për asnjë moment se ndaj tij nuk ka pasur asnjë atentat dhe se plaga i është shkaktuar pasi ai ra mbi një shufër hekuri. 

Ndërkohë Policia është vënë në ndjekje të atentatorëve, të cilët dyshohet se janë një skuadër prej 5 personash, por deri më tani nuk dihet asnjë detaj tjetër.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja elbasan plagoset ardian capja spitali i traumes ardian capja elbasan plagoset ardian capja spitali i traumes

Sondazh

Poll