Aktualitet

Rrethoi me beton tokën para lokalit, IKMT prish një objekt në plazhin e Durrësit

10 Qershor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Rrethoi me beton tokën para lokalit, IKMT prish një objekt në

DURRËS- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvilluar një aksion në Durrës, për prishjen e ndërtimeve pa leje. Në lagjen nr.13 në Durrës është shembur objekti i shtetasit I.K., i cili kishte rrethuar një sipërfaqe toke publike në plazh, me mur plate betoni.

Ndërkohë ka vazhduar edhe prishja e pedanave të vendosur pa leje në objektin e shtetasit D.Sh. Ky shtetas është proceduar më parë nga IKMT për zënien e hapësirave publike.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Durrës Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar dhe goditur krimet mejdisore, si dhe për të mbështetur IKMT-në për prishjen e ndërtimeve pa leje që sjellin zënien e hapësirave publike. Konkretisht, në lagjen nr. 13, Durrës, është shembur objekti i shtetasit I. K., i cili, para lokalit të tij, kishte zaptuar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke, pronë publike plazh, duke e rrethuar me mur plate betoni.Si dhe vazhdon prishja e pedanave të vendosura pa leje në objektin e shtetasit D. Sh., i cili kishte zënë në mënyrë të paligjshme hapësirën publike dhe disa ditë më parë është proceduar nga ana e IKMT-së, për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare. Policia bën me dije se sot do të ndëshkohen me gjobë edhe subjektet që janë në shkelje.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hodhi beton para lokalit imkt prish objektin ne durres hodhi beton para lokalit imkt prish objektin ne durres

Sondazh

Poll