Aktualitet

EURALIUS dhe OPDAT refuzojnë të japin opinion për çështjen e Dvoranit, ia lënë “topin” në derë KLGJ-së

10 Qershor 2020, 09:13 Nga DOSJA
EURALIUS dhe OPDAT refuzojnë të japin opinion për

Tiranë-  EURALIUS dhe OPDAT refuzuan të japin opinion në lidhje me mandatin e gjyqtarit  të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, me argumentin se është jashtë kompetencave të tyre. Sipas tyre, kjo çështje është kompetencë eksluzive e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Duke u nisur nga shkresa dhe informacionet që na dërguat, kuptojmë që kërkesa juaj rrjedh nga nevoja për të adresuar një cështje individuale. Në këtë kontekst, Misioni Euralius V dhe Projekti i USAID-it Drejtësi për të Gjithë në Shqipëri janë të detyruar të theksojnë se, ndonëse ne jemi të përgatitur të ofrojmë asistencë teknike për Këshillin, jo vetëm si një cështje parimore por edhe praktikash të përcaktuara qartë, ne nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit.”, thuhet në letër

Ky reagim erdhi pasi më 5 maj, KLGJ iu kërkoi mendim ndërkombëtarëve për çështjen e Ardian Dvoranit. Ndërkohë presidenti i vendit Ilir Meta kërkon që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të shprehet për mbarimin e mandatit të tij. Sipas Metës, Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe ky post duhet të marret nga një tjetër person.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvoranii ilir meta ardian dvoranii ilir meta

Sondazh

Poll