Aktualitet

Humb jetën 81-vjeçarja tek spitali Infektiv/ MSH: Ishte asimptomatike, vdiq nga insuficienca e disa organeve 

10 Qershor 2020, 09:20 Nga DOSJA
Humb jetën 81-vjeçarja tek spitali Infektiv/ MSH: Ishte

Tiranë-Ditën e sotme ka humbur jetën një 81-vjeçare tek spitali Infektiv në Tiranë.  Ministria e Shëndetësisë bën me dije se e moshuara ishte asimptomatike dhe ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve.

“Nuk ka vdekje nga COVID19, 81 vjeçarja ishte asimptomatike, ndërroi jetë nga insuficienca e disa organeve Ministria e Shëndetësisë informon se, referuar shërbimit infektiv, një 81 vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore. E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid19.  81-vjeçarja vuante dhe nga Insuficience multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërkohë në Shqipëri ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus. Vetëm në 24 orët e fundit kanë konfirmuar 42 persona me COVID-19. Harta është zgjeruar me 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Mes të infektuarve 5 janë personel shëndetësor. Ministria nënvizoi sot se është rritur edhe numri i pacientëve që marrin mjekim në spital. Së fundmi janë shtruar 9 persona tek Infektivi, duke e çuar në 46 numri e të shtruarve.  Sakaq numri i të shëruarve ka shkuar në 980. Po kështu ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu bëri thirrje qytetarëve që respektojnë masat. Sipas saj për shkak të neglizhencës së masave jemi në këtë situatë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll