Aktualitet

Përplasje mes policisë, IKMT dhe pronarëve të BEACH-bareve në Velipojë: Jeni jashtë ligjit këtu, mos bërtit ore!

10 Qershor 2020, 10:02 Nga DOSJA
Përplasje mes policisë, IKMT dhe pronarëve të BEACH-bareve

SHKODER- Përplasje mes policisë, IKMT dhe pronarëve të BEACH-bareve në Velipojë. Pronarët kanë kundështuar shembjen e objekteve të tyre dhe theksojnë se janë të pajisur me dokumentacionin e duhur. Ata kanë deklaruar se nuk kanë marrë një njoftim zyrtar për këto shembje. Ndërkohë, Policia iu ka sqaruar se ky është një plan masash për sezonin e ri turistik dhe se ata duhet të largohen nga bregdeti.

Debati- 

Polici: Vazhdoni, ju lumte vazhdoni andej. Ne po bëjnë detyrën, jemi në krye të detyrës. largohuni. Mos kundështo policinë (përplasje me banorët).

Qytetari: Jeni të jashtëligjshëm ore, mos bërtit ore.

Polici: Duhet të largoheni ju që këtu, do të përballeni me ligjin.

Qytetari:  Për çfarë keni ardhur këtu?

Polici: Jemi për plan masash, të lutem shumë vazhdo.

Qytetari: Mos bërtit. Është fillimi i sezonit turistik sot. Ky është sezoni i pushtimi, sezoni i pushtetit. Jeni në jashtëligjshëm.  Nuk kemi marrë ende njoftimin.

Policia: Ju lutem largohuni.

Qytetetari: Po paguajmë taksat ore. Jemi me letra, me të gjitha. Nuk kemi marrë një njoftim zyrtar.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë nisur një aksion për shembjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun. Policia bën me dije se sot do të ndëshkohen me gjobë edhe subjektet që janë në shkelje.

J.V/F.G/ Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt aksion në bregdet perplasje ne velipoje ikmt aksion në bregdet perplasje ne velipoje

Sondazh

Poll