Bota

Infektohet me koronavirus një zyrtar i Ministrisë së Arsimit në Kosovë, sekretari: Është vetëizoluar!

9 Qershor 2020, 14:32 Nga DOSJA
Infektohet me koronavirus një zyrtar i Ministrisë së Arsimit

PRISHTINË– Një punonjës i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga sekretari Agim Berdyna, i cili në një prononcim për mediat është shprehur se i infektuari është vetëkarantinuar në shtëpi.

 “Po është e vërtetë se ka rezultuar pozitiv, ai ka qenë gjithë kohës në punë. E kemi njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKShPK-në, personi që ka dalë pozitiv është në vetëizolim”, tha ai.

Ndërkohë deri më tani në Kosovë janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 1 263 persona, 912 prej personave të infektuar janë shëruar, ndërsa kanë humbur jetën 31 persona.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll