Bota

Kosova rihap aeroportin e Prishtinës brenda dhjetë ditësh

9 Qershor 2020, 11:35 Nga DOSJA
Kosova rihap aeroportin e Prishtinës brenda dhjetë ditësh

Kosovë- Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Arban Abrashi ka njoftuar se fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” do  të rinisin brenda dhjetë ditësh.

 

“Po bëjmë përpjekje që brenda dhjetë ditësh të bëhet rifillimi i plotë i fluturimeve ndërkombëtare, duke respektuar plotësisht udhëzimet për masat e sigurisë për parandalimin e COVID-19 [sëmundjes që e shkakton koronavirusi], të lëshuara nga Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe udhëzimet tjera nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Abrashi.

Kosova regjistroi rastet e para me COVID-19 më datë 13 mars. Menjëherë qeveria mori vendimin për mbylljen e kufijve tokësorë dhe ajëror. Ndërkohë, ditën e djeshme qeveria e Kosovës hapi kufirin me Shqipërinë. Nga dje çdo shqiptar që do të shkojë në Kosovë nuk ka nevojë që të paraqesë dokumentin për bërjen testit të COVID-19 brenda 4 ditëve të fundit apo të karantinohet për 7 ditë.

J.V/ Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aeroporti i prishtines fluturimet nga prishtina aeroporti i prishtines fluturimet nga prishtina

Sondazh

Poll

Bota 9 Qershor 2020, 10:54

Rënie historike e eksportit gjerman në prill

Kriza e Coronës e ka goditur ekonominë gjermane në prill me tërë fuqinë. Shutdown për shkak të epidemisë ka filluar në mars, por prilli ishte muaji kur ekonomia...