Bota

The Guardian jehonë suksesit së sopranos shqiptare: Ermonela Jaho e jashtëzakonshme në rolin e Suor Angelica

9 Qershor 2020, 11:19 Nga DOSJA
The Guardian jehonë suksesit së sopranos shqiptare: Ermonela Jaho e

NEW YORK– Sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho është një ndër emrat më të mëdhenj të operas shqiptare. Jaho ka shkëlyqer dhe është duartrokitur jashtëzakonisht shumë, jo vetëm në skenat shqiptare por edhe jashtë saj.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Itali, Ermonela ka ngritur  në këmbë  salla gjigante me artdashës.

Sëfundmi gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” përfshin performancën e këngëtares lirike shqiptare Ermonela Jaho në përzgjedhjet më të mira të kritikëve të Operas.

Jaho, e cila tashmë zhvillon aktivitetin e saj në New York, është vlerësuar nga kritikët britanikë për rolin e saj si Suor Angelica në operan “Il Trittico” të Puccini-it, të shfaqur në Teatrin Mbretëror të Operas në Londër.

E përditshmja britanike, shkruan se sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho, ishte e jashtëzakonshme në rolin e saj, si Suor Angelica.

“Debutim i jashtëzakonshme i Ermonela Jaho në rolin e Suor Angelica, do të transmetohet në kanalin YouTube të Royal Opera House, që do të vazhdojë deri më 19 qershor.“- ka shkruar The Guardian.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ermonela jaho il trittico suor angelica ermonela jaho il trittico suor angelica

Sondazh

Poll

Bota 9 Qershor 2020, 10:54

Rënie historike e eksportit gjerman në prill

Kriza e Coronës e ka goditur ekonominë gjermane në prill me tërë fuqinë. Shutdown për shkak të epidemisë ka filluar në mars, por prilli ishte muaji kur ekonomia...