Bota

Covid-19/ Malta jep 100 € për çdo qytetar që t’i shpenzojë në restorante

9 Qershor 2020, 14:13 Nga DOSJA
Covid-19/ Malta jep 100 € për çdo qytetar që t’i

MALTË– Qeveria e Maltës ka vendosur se do i jap çdo qytetari mbi moshën 16 vjeçare një kuponë me vlerë prej 100 eurosh, për t’i shpenzuar në bare, hotele dhe restorante.

Kryeministri Robert Abela, tha se kjo masë është marrë për t’i dhënë një shtyrje ekonomisë e cila ka pësuar një rënie ku dhe njerëzit kanë qenë të papunë.

Gjithsej do të jenë 5 kupona me shumë nga 20 € ku katër prej të cilëve duhet të shpenzohen në hotele dhe restorante. Sakaqë punëtorëve të turizmit, paga subvencionuese prej 800 eurosh do t’iu vazhdojë deri në shtator.

Rreth çereku i bruto-prodhimit të brendshëm të Maltës vjen nga turizmi, i cili është ndërprerë plotësisht për shkak të pandemisë së koronavirusit. Malta, si shumica e vendeve në Europë, i ka mbyllur kufijtë në mars për të frenuar përhapjen e koronavirusit, edhe pse lehtësimi i masave të izolimit tashmë ka nisur.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Malta ka konfirmuar 630 raste me koronavirus, prej të cilëve nëntë kanë vdekur.

Burimi:lovinmalta

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne malte robert abela koronavirusi ne malte robert abela

Sondazh

Poll

Bota 9 Qershor 2020, 10:54

Rënie historike e eksportit gjerman në prill

Kriza e Coronës e ka goditur ekonominë gjermane në prill me tërë fuqinë. Shutdown për shkak të epidemisë ka filluar në mars, por prilli ishte muaji kur ekonomia...