Bota

Rritja e rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut/ Drejtor i ISHP: Jo të gjithë viktimat janë nga Covid-19

9 Qershor 2020, 11:26 Nga DOSJA
Rritja e rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut/ Drejtor i ISHP:

MAQEDONI E VERIUT– Situata e pandemisë që ka përfshirë Maqedoninë e Veriut javën e fundit ka krijuar shumë panik, pasi shihet si rikthimi i një vale të dytë të Covid-19.

Ditët e fundit ky shtet, ka shënuar ditë pas dite një numër të lartë të shfaqjes së rasteve të reja me koronavirus.

Sa i përket kësaj situate, drejtor i Insitutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, Shaban Memeti në një intervistë për ABC, ditën e sotme ka thënë se jo të gjithë viktimat e fundit të regjistruara në vend kanë vdekur si shkak i virusit.

Jo të gjithë pacientët që kanë humbur jetën në fillim kanë shkuar në spital për Covid 19, shumë nga pacientët kanë vdekur dhe nga sëmundje të tjera nga mushkrit nga sëmundjet kardio vaskulare, fillimisht kemi bërë testimin e të gjithë kufomave dhe për këtë fakt kemi dhe një numër të lartë të vdekjeve që ne i kemi regjistruar viktima nga koronavirusi.”- ka thënë Memeti.

Më tej ai ka shtur se shumica e pacientëve me Covid-19 janë të sëmurë pa simptoma.

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një ndër vendet fqinje me rrezikshmërinë më të lartë sa i takon Covid-19.  E lehtësuar nga masat e pandemisë, Qeveria e këtij shteti ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur karantinën me detyrim, pasi javën e fundit bilanci ditor i rasteve të reja dhe viktimave ka qënë i lartë.

Deri më sot numri i përgjithshëm i  të vdekurëve ka shkuar në 156, ndërsa të infektuar numërohen në total  3.152, por lajmi i mirë është se mes tyre janë shëruar të paktën 1.653 pacientë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut shaban memeti koronavirusi ne maqedonine e veriut shaban memeti

Sondazh

Poll

Bota 9 Qershor 2020, 10:54

Rënie historike e eksportit gjerman në prill

Kriza e Coronës e ka goditur ekonominë gjermane në prill me tërë fuqinë. Shutdown për shkak të epidemisë ka filluar në mars, por prilli ishte muaji kur ekonomia...