Bota

Ulen rastet e reja në Maqedoninë e Veriut/ 87 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit nga Covid-19

9 Qershor 2020, 13:51 Nga DOSJA
Ulen rastet e reja në Maqedoninë e Veriut/ 87 të infektuar dhe 1

MAQEDONIA E VERIUT– Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 987 teste nga të cilat 87 kanë rezultuar pozitivë, ndërsa është raportuar vetëm një viktimë nga Covid-19.

Dita e sotme ka shënuar një rënje të lehtë të rasteve të reja, pasi ditën e djeshme u rregjistruan 127 raste ndërsa sot numri ka rënë në  87 të infektuar. Megjithatë numri i rasteve të reja vijon të jetë i lartë. Gjithashtu edhe numri i viktimave është ulur, ku sot është rregjistruar vetëm 1 i vdekur ndërsa dje u shënuan 3 viktima.

Lajmi i mirë është se 5 pacientë janë shëruar plotësisht nga koronavirusi vdekjeprurës.

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një ndër vendet fqinje me rrezikshmërinë më të lartë sa i takon Covid-19.  E lehtësuar nga masat e pandemisë, Qeveria e këtij shteti ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur karantinën me detyrim, pasi javën e fundit bilanci ditor i rasteve të reja dhe viktimave ka qënë i lartë.

Deri më sot numri i përgjithshëm i  të vdekurëve ka shkuar në 157, ndërsa të infektuar numërohen në total  3.239, por lajmi i mirë është se mes tyre janë shëruar të paktën 1.658 pacientë.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll

Bota 9 Qershor 2020, 10:54

Rënie historike e eksportit gjerman në prill

Kriza e Coronës e ka goditur ekonominë gjermane në prill me tërë fuqinë. Shutdown për shkak të epidemisë ka filluar në mars, por prilli ishte muaji kur ekonomia...