Bota

Hulumtimi: 54% e qytetarëve kosovarë refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia

9 Qershor 2020, 12:51 Nga DOSJA
Hulumtimi: 54% e qytetarëve kosovarë refuzojnë bashkimin me

KOSOVË– Këto të dhëna u publikuan sot nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA), me rastin e prezantimit të hulumtimit/sondazhit: ‘Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – Vëllimi III’.

Sipas këtij sondazhi 54 për qind e qytetarëve e refuzojnë bashkimin me Shqipërinë në rast të njohjes nga Serbia. Ndërsa, vetëm 15 për qind e mbështesin skenarin se për njohjen nga Serbia duhet dhënë kompetenca ekzekutive komunave serbe në Kosovë.

E vetëm 12 për qind prej qytetarëve janë të kënaqur me status-quo aktual ndërmjet dy shteteve.

Të përfshirë në këtë sondazh kanë qenë të përfshirë dhe pakicat serbe.

Ndryshe, sondazhi është dashur të prezantohet në muajin mars, por për shkak të rrethanave rreth pandemisë globale COVID-19, ka qenë e pamundur që të bëhet më herët një gjë e tillë.

Marrë nga KosovaPress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 54% e qytetarëve kosovarë serbi 54% e qytetarëve kosovarë serbi

Sondazh

Poll

Bota 9 Qershor 2020, 10:54

Rënie historike e eksportit gjerman në prill

Kriza e Coronës e ka goditur ekonominë gjermane në prill me tërë fuqinë. Shutdown për shkak të epidemisë ka filluar në mars, por prilli ishte muaji kur ekonomia...