Bota

Heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë/ Daçiç: Jemi të gatshëm për dialog me Prishtinën, nevojitet kompromis

9 Qershor 2020, 11:50 Nga DOSJA
Heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë/ Daçiç: Jemi të

KOSOVË– Heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë, nga Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti  shkaktoi reagime të shumta, por mesa duket pala serbe po vepron pozivisht pas këtij vendimi.

Ditën e sotme Ministri i Punëve të Jashtme në Serbi, Ivica Daçiç, ka thënë se Serbia është e gatshme për dialog me Kosovën, duke theksuar se për arritjen e një zgjidhje të përhershme është i rëndësishëm kompromisi.

Mësohet se Daçiç ka theksuar se rrethanat ndërkombëtare kanë ndryshuar,  prandaj Kosova nuk e ka më shumicën në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e  tjera ndërkombëtare.

Nuk ka më një mbështetje të tillë ‘blanko’ të disa vendeve perëndimore, të cilat nuk mendojnë se çështja është zgjidhur. Ne jemi të gatshëm për dialog, por ai dialog dhe zgjidhja e përfundimtare duhet të nënkuptojnë një kompromis.”- u shpreh Daçiç.

Më tej ai ka shtuar se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhet t’i paraprijë arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.

Të shtunën që lamë pas, me vetëm tre ditë në detyrë,  Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti mori vendimin për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë, me motivin se ky ndryshim do të ndihmojë në dialogun mes dy vendeve. Ky ndryshim u mbështet nga politikanët në vend, me në krye presidentin Thaçi, por është kundërshtuar sigurisht nga ish-kryeministri Albin Kurti. Ndërsa Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u shpreh se ky vendim do të ndihmojë në marrëdhëniet mes palëve.

Burimi: Politika.rs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hoti heq reciprocitetin me serbine ivica dacic hoti heq reciprocitetin me serbine ivica dacic

Sondazh

Poll

Bota 9 Qershor 2020, 10:54

Rënie historike e eksportit gjerman në prill

Kriza e Coronës e ka goditur ekonominë gjermane në prill me tërë fuqinë. Shutdown për shkak të epidemisë ka filluar në mars, por prilli ishte muaji kur ekonomia...