Bota

Kandidati për president në SHBA jep deklaratën e fortë: George Floyd do të ndryshojë botën

9 Qershor 2020, 14:31 Nga DOSJA
Kandidati për president në SHBA jep deklaratën e fortë:

SHBA– Kandidati demokrat për president në SHBA Joe Biden ditën e sotme ka tronditur me deklaratën e tij pasi ai ka thënë  se vrasja e George Floyd do të “ndryshojë botën”. Pas një takimi privat me familjen e Floyd në Houston për të ofruar mbështetjen e tij, Biden tha për mediat e huaja  se vdekja e tij ishte “një ngjarje e nxehtë në historisë amerikane”, që do të lërë gjurmë.

“Ata janë një familje e jashtëzakonshme. Vajza e tij e vogël ishte atje, ajo që tha se ‘babi do të ndryshojë botën’ dhe unë mendoj se babi i saj do të ndryshojë botën,” tha  Biden.

Kujtojmë që të njëjtën gjë tha edhe vajza e të ndjerit teksa teksa ishte duke protestruar në krahët e xhaxhait, video e cila u bë virale. Vajza dëgjohej duke thirrur, “babai im do të ndryshojë botën.”

Afro-amerikani u vra më 25 maj  nga një polic i bardhë ku ky i fundit i vendosi gjurin në fyt për 8 minuta e 46 sekonda, ngjarje e cila ngriti Amerikën në Këmbë. George do të përcillet sot në banesën e fundit,ndërsa do i bëhet një ceremoni private në Houston.  Prej ditësh në nder të tij janë zhvilluar homazhe.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd joe biden george floyd joe biden

Sondazh

Poll